Krasniqi: Askush s’mund të jetë pjesë e Qeverisë nëse ka kryer krime

E publikuar: 03/10/2017 14:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës ka komentuar kërkesën e opozitës për shkarkimin e ministrit Rikallo.

Ai ka thënë se çfarëdo akuze që lidhet me luftën duhet të shikohet hollësisht dhe se në këtë drejtim nuk përjashtohet askush pavarësisht pozitës, raporton Indeksonline.

“Në një shtet ligjor kjo është detyre e hetuesisë. Kushdo që ka indo dhe dëshmi që lidhen me luftën duhet ti ofrojnë ato te organet përkatëse. Rikalo ka qenë i involvuar në politikë e në KQZ dhe nuk është shfaqur sot në publik, por gjatë këtyre viteve ka bashkëpunuar me shumë njerëz që janë edhe sot në qeveri, e edhe këtu në kuvend.

Do të ishte e padrejtë të akuzojmë pa fakte mirëpo askush nuk do të jetë mbi ligjin madje as deputetët apo ministrat

Ne jemi të qëndrimit se askush nuk mund të jetë pjesë e qeverisë nëse ka qenë i përfshirë në krime, nëse diçka ndodh kryeministri duhet të marr masa të menjëhershme, por një vendim e nxjerrin vetëm organet kompetente”, ka thënë Krasniqi. /Indeksonline/