Krasniqi: Arsye me vagonë, që kryeministri Mustafa ta dorëzoj mandatin dhe t’u hap rrugë zgjedhjeve

17.09.2015 10:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Krasniqi: Arsye me vagonë, që kryeministri Mustafa ta dorëzoj mandatin dhe t’u hap rrugë zgjedhjeve

Numri dy i partisë Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, po kërkon që kryeministri Isa Mustafa të jap dorëheqje dhe t’u hap rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ish kryeparlamentari në një opinion të tijin të publikuar në Facebook vetëm një ditë pas formimit të “bllokut opozitar” thotë se kjo është zgjedhja më e urtë, sipas tij në këto rrethana të trazuara.

Opinioni i plotë i Krasniqit:

PSE ISA MUSTAFA DUHET TA DORËZOJ MANDATIN

Ka arsyeje me vagonë, të cilat janë lehtë të verifikueshme se përse Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa duhet ta dorëzoj mandatin dhe të jep dorëheqje të pa revokueshme dhe kështu tu hapte rrugë zgjedhjeve të reja. Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë zgjedhja më e urtë në këto rrethana të trazuara. Në ketë rast opinionit publik dëshiroj t’ia ofroj disa nga arsyejet, perse duhet dorëzuar mandati për ti hapur rrugë kërkesës për një mandat të ri. Mandat i cili mund të fitohet vetëm me zgjedhje të reja, të lira, ferr dhe demokratike.

Të gjithë që kemi pasur sy e veshë, për të përcjellë, dëgjuar, lexuar e parë, fushatën zgjedhore për zgjedhjet e qershorit 2014, e dimë sesa pa durueshmëri ka pasur në mes Kryeministrit të tashëm, Isa Mustafa dhe Kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi. I gjithë stafi drejtues i LDK-së që kanë defiluar nëpër televizionet kombëtare e lokale, në asnjë formë nuk i kanë dhënë mundësi një koalicioni me partinë e Hashim Thaçit. Duke u arsyetuar, se është kapur shteti dhe se me Hashim Thaçin nuk ç’kapet ai. Madje kjo jo një herë është përsëritur gjatë kohës se ekzistimit të VLAN-it. Pra, Isa Mustafa votat i ka marr për ta ndryshuar qeverisjen, për ta ç’kapur shtetin dhe krijuar një perspektivë të re për qytetarët e Republikës, për të ndërtuar shtetin e së drejtës. Çka ndodhi në të vërtetë, “për sa qelë e mbyll sytë”, zhduken premtimet “zëforta” dhe përkundër çdo morali njerëzor e qytetar, u lidh një koalicion jo parimor. Nuk besoj që ka ndonjë njeri me arsyeje të shendosh e me kujtesë normale që mund t’i mohoj këto fakte te verifikueshme.

Pa dyshim, në rastin tonë kjo që u tha deri më tani nuk janë arsyeje më të forta e as më të rëndësishmet për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme ose të parakohshme. Arsyet më të forta, mbase edhe të domosdoshme, pse Isa Mustafa duhet të dorëzoj mandatin, janë këto që do i numërojmë në vazhdim. Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi në fushatat e tyre zgjedhore të stërzgjatura e të jashtë ligjshme ( ligji zgjedhor e kufizon kohën e fushatës), nga qytetarët e Kosovës e kanë kërkuar mandatin për qeverisje të mirë e të lirë, kanë premtuar sundim të ligjit e të Kushtetutës, kanë premtuar forcim te sovranitetit, kanë premtuar integrimin e veriut të Kosovës me pjesët tjera të Kosovës, kanë premtuar mbrojtje të shqiptarëve jashtë Kosovës, se do të jenë “gardianë të shqiptarëve” në rajonin tonë, kanë premtuar shtetin qytetar, laik dhe multietnik, kanë premtuar qindra e mijëra vende pune. Asgjë nga këto nuk ka ndodhi dhe nuk ka mundësi të ndodh me ketë koalicion keq qeverisës.

Në fakt çka ka ndodhë gjatë qeverisjes se Isa Mustafës. Qeverisja është e keqe, më e madhja dhe më ë shtrenjta në Kontinentin e Vjetër, ketë nuk ua kanë premtuar qytetarëve në zgjedhjet e qershorit 2014 apo jo. Isa Mustafa nuk e ka kërkuar votën nga qytetarët për dezintegrimin e vendit, kështu si ka ndodhur me marrëveshjet e Brukselit. Me ato marrëveshje, Republika e Kosovës nuk është më shtet qytetarë, multietnike dhe unik, madje nuk është as shtet laik. Me Kushtetutë (neni tre), “Kosova është e shqiptarëve dhe e komuniteteve të tjera …”. Tani me Marrëveshjen e Brukselit kemi dy shtete. Njëri është i shqiptarëve dhe i komuniteteve të tjera pakicë ( ku gjuhë zyrtare janë shqipja dhe serbishtja), e tjetri i Bashkësisë së Komunave serbe (pra i një etnie), bile aty do të jenë edhe kishat serbe me territorin e tyre. Gjuhë zyrtare do të jetë gjuha serbe. I pari (shteti i Kosovës) do të jetë i gjithë qytetarëve të Kosovës, ndërsa i dyti, Bashkësia e Komunave serbe, është vetëm i serbëve. As këto çështje nuk kanë qenë pjesë e premtimeve te partive politike shqiptare në zgjedhje e qershorit 2014. As zvogëlimi i hapësirës territoriale nuk ka qenë pjesë te fushatës zgjedhore.

Nuk ka asnjë dyshim që as humbja e sovranitetit të shtetit në Sistemin e Drejtësisë, nuk ka qenë premtim i partive te koalicionit. As formimi i këtij koalicioni nuk ka qenë pjesë e premtimeve zgjedhore. As bashkëkapja e institucioneve te shtetit dhe e institucioneve të pavarura, nuk u është premtuar qytetarëve në zgjedhjet e kaluara, a po jo?! As ikja e mbi 100.000 njerëzve nuk ka qenë premtim.

Janë të gjitha këto fakte e shumë të tjera të pa thëna, që e obligojnë Isa Mustafën, që të jep dorëheqje dhe të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme (parakohshme), për ti pyetur qytetarët se a i miratojnë ata këto marrëveshje që i kanë bërë krerët e partive politike te koalicionit. A pajtohen ata me ketë keq qeverisje. Ky besim duhet të verifikohet domosdo në zgjedhje të reja, të lira e demokratike. Vetëm atëherë, partitë e koalicionit mund të thirren në verdiktin e qytetarëve të Republikës.

Gjendja faktike e gjithë kësaj që u tha deri më tani, konfirmon katërçipërisht, se liderët politik të partive të koalicionit, në zgjedhjet e kaluara i kanë mashtruar qytetarët e Kosovës. Krejt çka ka bërë kjo qeveri e udhëhequr nga Isa Mustafa, del si në dritën e diellit, se jo vetëm i kanë mashtruar qytetarët e Republikës, por i kanë tradhtuar ata. Tradhtia brina nuk ka.
Pasi partitë e koalicionit, qytetarëve ua kanë bërë një mashtrim të madh politik dhe ekonomik, qytetarët kanë të drejtë që ti shfrytëzojnë e ti përdorin të gjitha format e veprimit demokratik për të verifikuar vullnetin e tyre në zgjedhje të reja. Kjo qeveri nuk ka mandat ta qeverisë ketë vend e ketë popull me gjithë këto dëme të mëdha e vështirë të riparueshme që ia kanë bërë vendit për një kohë kaq të shkurtër te qeverisjes.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës