Krasniqi: Agimi Ramadani dha shembullin e veçantë se si duhet dhe mbrohet atdheu

E publikuar: 11/04/2023 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka përkujtuar komandant Agim Ramadanin, në përvjetorin e rënies së tij.

Ai ka shkruar se Agim Ramadani ka dhënë shembullim e veçantë se si duhet dhe mbrohet atdheu.

“24 vjet nga rënia heroike e Agim Ramadanit – komandant “Katanës”. Duke i prirë një prej betejave më të rëndësishme të luftës çlirimtare, asaj për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, Agimi u flijua edhe vet që ai kufi të mos mbyllet më. Përmes jetës dhe veprës, si poet e patriot, Agimi dha shembullin e veçantë se si duhet dhe mbrohet Atdheu. Sot, përmes vargjeve dhe luftës së tij, ai jeton në zemrat e secilit shqiptar atdhedashës. Lavdi të gjithë dëshmorëve të betejës së Koshares, bashkëluftëtarëve të Agimit, që për asnjë moment nuk u stepën në rrugën e shenjtë të lirisë!”, ka shkruar Krasniqi.