KQZ: Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

E publikuar: 08/11/2024 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

  1. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe, e cila përfundon më 26 dhjetor 2024, qytetarët me të drejtë vote mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.

Zgjedhjet e rregullta parlamentare mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm./Express