Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të dalin të votojnë në numër sa më të madh, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Sipas KQZ-së, grupmoshat 26-40 vjeç dhe 65-99 vjeç kanë shënuar përqindjen më të ulët të pjesëmarrjes në zgjedhje në Kosovë.
“Grup moshat 26-40 vjeç dhe 65-99 vjeç kanë shënuar përqindjen më të ulët të pjesëmarrjes në zgjedhje në Kosovë. Por vota juaj ka fuqinë të ndikojë në të ardhmen e Kosovës.
Është koha ta bëni zërin tuaj të dëgjohet! Kosova ka nevojë për ju. Le të angazhohemi dhe të rrisim pjesëmarrjen në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt 2025.” – thuhet në thirrjen e KQZ-së.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë dekretuar që të mbahen më 9 shkurt, të vitit 2025.