Kosovës i duhet Ligji “Anti-Mafia”

26.04.2015 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosovës i duhet Ligji “Anti-Mafia”

Kuvendi i Kosovës vazhdon të mos ketë edhe më tutje ligjin tashmë të shumë përfolur ‘Anti-Mafia’, ligj ky i cili rregullon shumë çështje që kanë të bëjnë me fitimin e pasurisë në mënyrë të paligjshme.

Njëkohësisht është njëra ndër kërkesat e dala nga disa raporte të Komisionit Evropian.

Ndonëse qeveria thotë se i njëjtë me të është ligji që tash e tri vite është funksional në Kosovë “Ligji për Zgjerimin e Kompetencave për Konfiskimin e Pasurisë së Fituar me Vepër Penale”, për opozitën, shoqërinë civile, e madje edhe përfaqësues të ambasadave në vendin tonë, vendi duhet të ketë sa më parë ligjin me emërtimin ‘Anti- Mafia’ me çka edhe sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurisë do të bëhej me procedura më të përshpejtuara.

Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, i pyetur nga KosovaPress për atë pse ende nuk kemi një ligj të tillë ka thënë përmes një mesazhi telefonik se në Kosovës ndonëse nuk ekziston ligji Anti-Mafia, është ligji tjetër “Ligji për Zgjerimin e Kompetencave për Konfiskimin e Pasurisë së Fituar me Vepër Penale” që kryen funksionin e njëjtë por me emërtim ndryshe, transmeton rtklive.

Ndërsa Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, për KosovaPress ka thënë se mungesa e një pako ligjore kundër korrupsionit po ndikon në mos luftimin e kësaj dukurie.

Sipas saj nxjerrja sa më parë e ligjit Anti-Mafia, për çka subjekti i saj politik këtyre ditëve do të dorëzojë këtë projektligj në kuvend, do të luftonte korrupsionin dhe pasurimin e zyrtarëve shtetëror në mënyrë të paligjshme. Po për të pruar një ligj të tillë Haxhiu thotë se ka mungesë të vullnetit politik.

“Mungesa e vullnetit, politik, nuk ka pas vullnet për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, Është evidente pse ka ndodh kjo për shkak që qeveritarët e korruptuar asnjëherë nuk mund të adresojnë çështje që dalin kundër vetës, nëse do të bënin thirrje për të nxjerr ligji Anti- Mafia, atëherë do të kuptonte që do ta luftojnë vetën, sepse ne e dimë për zyrtarët e korruptuar që janë në Republikën e Kosovës që kanë bërë pasurinë brenda natës. Ne si subjekt politik e kemi prioritet nxjerrjen e këtij ligji dhe gjatë ditëve në vijim dom të njoftoheni edhe me procedimin e këtij ligji në kuvend”, tha Haxhiu.

Por, hartimin e këtij ligji po e sheh të largët Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Zëdhënësi i saj Ernest Luma, e arsyetoi këtë për siç tha ai, ‘përderisa njerëzit e pushteti jo vetëm që janë të lidhur me mafien, por se ata janë vet mafia’.

“Këta njerëz një organizim të tillë nuk mund të quhen apo të definohen ndryshe pos si vet mafia politike e këtij vendi. Dhe deri në momentin kur kjo mafi që fatkeqësisht i posedon numrat edhe në edhe në institucione edhe kuvendin e Kosovës të zhbëhet natyrisht që edhe ligji kundër mafia edhe ligjet e tjera kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar në këtë vend janë larg”, tha Luma.

Nevojën për përdorim të një ligji të tillë e ka parë edhe ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch. Ai, në një intervistë të realizuar më parë në KosovaPress, pati thënë se ligji Anti-Mafia do të duhej të përdorej më shumë, pasi që një ligj i tillë i bënë njerëzit të kuptojnë se nuk mund të bëjnë çfarë të duan, dhe nuk mund të ketë diçka të cilën nuk mund ta arsyetojnë.

“Është ligji Anti-Mafia dhe do të doja të përdorej më shumë. Ju e dini ligji Anti-Mafia është kur dikush vozitë diçka në rrugë dhe që kushton disa mijëra euro, t’i ndalesh dhe e pyet më fal si ke mundur ta sigurish këtë makinë. Dhe nëse nuk mund ta arsyetohesh atëherë makina do të konfiskohet. Ky është ligji Anti-Mafia dhe nuk është përdorur sa duhet. Kjo është e mirë për t’i bërë njerëzit të kuptojnë se nuk mund të bëjë çfarë të duan, sepse ky vend siç thash është një vend I mirë dhe siç ka thënë zëvendëskryeministri Thaçi, siç është raportuar se 2/3 e popullsisë jetojnë më pak se 2 euro në ditë dhe ka shumë për tu bërë”, deklaroi Bosch.

Ndryshe Lëvizja Fol në vazhdën e disa konferencave që ka mbajtur me temën “Konfiskimi i pasurisë në Kosovë-puna një vjeçare e institucioneve”, me zyrtarë të ndryshëm të policisë, prokurorisë dhe gjyqësisë në vend, ka nxjerr të dhënat të cilat dëshmojnë për një numër të madh të konfiskimeve dhe sekuestrimeve të pasurisë të fituar në mënyrë jo të ligjshme, transmeton rtklive.

Vet kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci pati prezantuar shifrat e dala si rezultat i konfiskimeve të përkohshme dhe të përhershme , duke thënë se këtij sistemi do t’i kishte ndihmuar shumë edhe Ligji Anti-Mafia, në mënyrë që për çdo dyshim për rritje të pasurisë organet e ndjekjes do ta kishin më të lehtë të fillonin hetimet.

Sipas tij me kërkesë të Prokurorisë së Shtetit janë konfiskuar përkohësisht 5002 armë, 63 automjete, 4 shtëpi, para të gatshme 117 491.60 euro, 61.58 kg drogë, barna 20 449 artikuj, gjësende tjera me vlerë 98 153.00 euro e që në total arrin shumën 756 105.19 euro. Ndërkaq sipas regjistrit të kallëzimeve penale për të cilat prokurori me aktakuzë ka kërkuar konfiskim të përhershëm të sendeve të konfiskuara përkohësisht janë konfiskuar sipas Pecit: 24 armë, 41 automjete, 21 920.24 euro para të gatshme, rreth 1.2 milion para nga llogari rrjedhëse, 21 309.84 kg. drogë, barna 10 991 artikuj, dhe gjësende tjera me vlerë 22 301.86 artikuj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së