“Kosovës i duhet koalicioni LDK-VV”

E publikuar: 10/05/2017 21:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Unë do t’i bëja thirrje liderëve, të LDK-së dhe VV-së, që të ulen dhe të merren vesh për një koalicion. Është në të mirën e vendit që kjo të ndodhë”.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se subjekti të cilit i përket dhe Lëvizja Vetëvendosje duhet të shikojnë mundësinë e një koalicioni.

Ai ka deklaruar se të dy palët duhet të dalin mbi ndasitë dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët, për një marrëveshje, në të mirë të vendit, njofton Klan Kosova.

“Unë do t’i bëja thirrje liderëve, të LDK-së dhe VV-së, që të ulen dhe të merren vesh për një koalicion. Është në të mirën e vendit që kjo të ndodhë. Nëse ka qëllim për të ndërtuar kauzë të përbashkët, për ndryshim substancial, atëherë mund të gjendet gjuha e përbashkët për të pasur koalicion. Mendoj që një qeveri e përbashkët me VV-në do ta bënte më lehtë të menaxhueshëm tranzicionin”. /klankosova.tv