Kosovari që u vetëvar në gjykatën e Francës ka ikur nga Kosova pasi ia kishin vrarë 15 anëtarë të familjes

20.12.2021 15:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kosovari që u vetëvar në gjykatën e Francës ka ikur nga Kosova pasi ia kishin vrarë 15 anëtarë të familjes

Vetëvrasja e 41-vjeçarit me origjinë nga Kosova në bodrumin e një gjykate në Bordo të Francës e ka shokuar jo vetëm avokatin e tij, Abraham Hervé Diompy.

Një kosovar, 41 vjeç, i dha fund jetës së tij të mërkurën, duke u vetëvarur në bodrumin e gjykatës në Bordo të Francës. Ai kishte refuzuar të hipte në një aeroplan dy ditë më parë për t’u kthyer në Kosovë, shkruan gazeta franceze, Le Monde, transmeton Gazeta Express.

Avokati i tij tha se ai kishte shkuar në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfliktet. Sipas dosjes së Prokurorisë, e cila po e kryen hetimin, kosovari kishte të kaluar traumatike, që lidhej me vrasjen e 15 anëtarëve të familjes së tij.

“Ai mbërriti në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfliktet ndëretnike dhe një situatë të paqëndrueshme politike”, tha avokati e tij, duke pasur parasysh dosjen që i është komunikuar. “Ai kishte një të kaluar të dhimbshme traumatike të lidhur me vrasjen në të njëjtën ditë të pesëmbëdhjetë anëtarëve të familjes së tij. Ai u largua nga vendi i tij me vëllain e tij, i cili do të jetonte në Alsace. Ai nuk ka më familje, nuk ka më njeri atje.”

Avokati i tij është ende në shok. Ajo u emërua sipas detyrës zyrtare vetëm disa orë para vdekjes së klientit të tij. Ajo e përshkroi klientin e tij si “të fortë”, “imponues”, “të tensionuar”, “të dëmtuar”, “që fliste shumë mirë frëngjisht”. I ndjeri, sipas avokatit “nuk ishte një djalë i mirë apo një engjëll”, shkruan gazeta franceze, Le Monde.

“Ai kishte një të kaluar të dendur gjyqësore”, thekson juristja. Rreth dhjetë dënime janë në dosjen e tij kriminale, kryesisht për vjedhje. Katër muajt e fundit ka qëndruar në burg për dhunë në familje ndaj ish-partneres së tij sapo kishte kryer në burgun e Gradignan”, tha Abraham Hervé Diompy.

“Ai kurrë nuk ishte në gjendje të integrohej shoqërisht”, vazhdoi avokati i tij.

“Ai ishte i pastrehë, ishte i varur nga alkooli dhe droga. Ai po ashtu po trajtohej në burg. Kishte një jetë të vështirë, veçanërisht të ndërlikuar nga brishtësia e tij psikiatrike”, tha avokati i tij.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Zbulohen detaje nga biseda telefonike Johnson-Zelensky

Zbulohen detaje nga biseda telefonike Johnson-Zelensky

Lituania nga sot nuk importon më energji nga Rusia

Lituania nga sot nuk importon më energji nga Rusia

Aksident në magjistralen Suharekë-Prizren, tre persona të lënduar

Aksident në magjistralen Suharekë-Prizren, tre persona të lënduar

Kurti në World Affairs Forum: Kosova të bëhet pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s

Kurti në World Affairs Forum: Kosova të bëhet pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s

Zëdhënësi i Qeverisë: Kurtit i takojnë mëditje për udhëtime jashtë vendi, por ai nuk i pranon ato

Zëdhënësi i Qeverisë: Kurtit i takojnë mëditje për udhëtime jashtë vendi, por ai nuk i pranon ato

Vlera e Bitcoin-it bie për 50 për qind

Vlera e Bitcoin-it bie për 50 për qind

Mbyllet numërimi në disa qarqe, Sali Berisha fitues

Mbyllet numërimi në disa qarqe, Sali Berisha fitues

Meta nesër e viziton Kosovën, do të pritet nga Osmani

Meta nesër e viziton Kosovën, do të pritet nga Osmani

Arrestohen dy persona në Vushtrri, ishin duke vjedhur vegla pune

Arrestohen dy persona në Vushtrri, ishin duke vjedhur vegla pune

“Millosheviqi s’e pyeste kurrë Vuçiqin edhe pse e kishte ministër”, Kadrijaj reagon pas deklaratës skandaloze të Kurtit për Vuçiqin

“Millosheviqi s’e pyeste kurrë Vuçiqin edhe pse e kishte ministër”, Kadrijaj reagon pas deklaratës skandaloze të Kurtit për Vuçiqin

Kosova ende pa kryeprokuror të shtetit

Kosova ende pa kryeprokuror të shtetit

Nagavci: Buxheti i këtij viti për arsim është 12% më i lartë sesa në vitin paraprak

Nagavci: Buxheti i këtij viti për arsim është 12% më i lartë sesa në vitin paraprak

Edita Tahiri: Kurti tash e zbuloi Amerikën!

Edita Tahiri: Kurti tash e zbuloi Amerikën!

Policia kap në flagrancë dy persona duke vjedhur në Vushtrri

Policia kap në flagrancë dy persona duke vjedhur në Vushtrri

Kryeministri Kurti vizitoi shkollën shqipe në Nju Jork

Kryeministri Kurti vizitoi shkollën shqipe në Nju Jork

Edhe tri shtete të tjera konfirmojnë linë e majmunit

Edhe tri shtete të tjera konfirmojnë linë e majmunit