Kosovari kapet me armë dhe municione në kufirin e Bllacës (Pamje)

E publikuar: 25/12/2023 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është kapur një shtetas kosovar me armë dhe municione në kufirin e Bllacës.

Nga Drejtoria e Doganave në Maqedoninë e Veriut thonë se është sekuestruar pistoletë dhe municion, të cilët janë zbuluar gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti të drejtuar nga një shtetas i Kosovës në hyrje të vendit, në vendkalimin kufitar Bllacë.

“Pistoleta CZ Shadow 2 dhe një karikator me 15 fishekë të kalibrit 15mm kanë qenë të fshehura në çantën prej lëkure të shoferit nën ulësen e pasagjerit, ndërsa në automjet janë gjetur dhe 5 plumba të kalibrit 9 mm. Arma dhe municionet janë konfiskuar, ndërsa kundër personit është parashtruar kallëzim penal.”, thonë nga Drejtoria e Doganave.