Ekonomi

Kosova së shpejti me ligj për pagat

13.05.2016 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova së shpejti me ligj për pagat

Shteti i Kosovës gjatë këtij viti pritet të bëhet me një ligj më të veçantë, ligjin për Pagat.
Kjo shihet të jetë ndikuar nga Fondi Monetarë Ndërkombëtarë. Pasi që ky institucion ndërkombëtarë financiarë ka kërkuar nga Qeveria që deri në vitin 2019-të të mos ketë rritje të pagave më shumë se 4% në sektorin publik, shkruan Gazeta Fjala.
Duket se përgatitjet për ligjin e pagave tashmë kanë filluar.
Këtë e konfirmoj zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Faton Abdullahu.
“Ligji në fjalë është në procedurë e sipër dhe dikasteret përkatëse janë duke kryer punën e nevojshme për ta quar procedimin tutje”.
“Ky ligj sipas të gjitha gjasave do të miratohet në këtë vit”, tha Abdullahu.
I pyetur nga Gazeta Fjala Abdullahu nuk ka treguar se çka saktësisht do të përmbaj ligji i pagave.
Ligji i Pagave në planin e shpenzimeve afatmesme
Qeveria e Kosovës edhe në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për periudhën 2017-2019 e ka paraparë krijim e këtij ligji.
Në këtë kornizë shkruan se Qeveria është e përkushtuar të kufizojë punësimin në atë shkallë që është e nevojshme për ofrimin e të mirave dhe shërbimeve publike në mënyrë efikase dhe efektive.
Për më tepër aty shkruan se, në bashkëpunim me FMN-në Qeveria ka formuluar dispozita të nevojshme ligjore të cilat do të shërbej si mekanizma përkujdesje ndaj ngritjeve të faturës së pagave në sektorin publik.
“Përmes kësaj dispozite ligjore (rregulli mbi paga) është siguruar qe ngritja e faturës se pagave ne sektorin publik të jetë në harmoni me zhvillimin e gjithmbarshme ekonomike në vend”, shkruan në kornizën për shpenzimet afatmesme.
Përmes këtij rregullimi ligjor synohet të sigurohet një stabilitet në kompensimin e shërbyesve në sektorin publik.
“Gjithashtu është siguruar që konkurueshmëria në mes sektorit privat dhe atij publik për fuqinë punëtore të jetë e barabartë dhe kompensimi i tyre të jete i udhëhequr nga një faktorë i ngjashëm (rritja ekonomik)”, vazhdon më tej shpjegimi në planin e qeverisë.
Momentalisht Republika e Kosovës ka ligjin për pagat e shërbyesve civil i cili ka hyrë në fuqi që nga viti 2010. /Gazeta Fjala/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit