Kosova po afrohet drejt BE’së

07.08.2015 12:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova po afrohet drejt BE’së

“Miratimi i Gjykatës Speciale nga Parlamenti i Kosovës është një hap i rëndësishëm drejt afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian”.
Kosova ende nuk ka përmbushur kriteret e BE-së për heqjen e vizave. Kështu citohet të ketë thënë për radion Dojçlandfunk, shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë Samuel Zhbogar. Ai në fakt është shumë pak optimist për mundësinë e heqjes së vizave për kosovarët këtë vit. Në anën tjetër në artikullin e gazetarit të Radios nacionale gjermane.

Dojçlandfunk, Tomas Otto kushtuar Kosovës, thuhet se “Miratimi i Gjykatës Speciale nga Parlamenti i Kosovës është një hap i rëndësishëm drejt afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian.

Debati politik aktual në Gjermani për vendosjen e Kosovës në radhën e vendeve të sigurta, gjë që do të mundësonte kthimin e shpejtë të azilkërkuesve në Kosovë, do të shpejtonte procesin për heqjen e vizave për Kosovën, thuhet në artikull, ndërsa theksohet se “miratimi i Gjykatës Speciale nga Parlamenti i Kosovës është një hap i rëndësishëm drejt afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian.

Radioja kombëtare gjermane Dojçlandfunk, në artikullin e përmendur citon presidenten Jahjaga të ketë thënë se “anëtarësimi i Kosovës në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare nuk ka alternativë”.

Kosova ende nuk ka përmbushur kriteret e BE-së për heqjen e vizave, citohet të ketë thënë shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë Samuel Zhbogar, i cili është pak optimist për mundësinë e heqjes së vizave për kosovarët këtë vit:

“Ende nuk është koha e përshtatshme për heqjen e vizave, jo vetëm për shkak të valës së refugjatëve nga Mesdheu por edhe për shkak të përvojës së keqe që vendet e BE-së kanë me liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit. Shumë njerëz kanë keqpërdorur vizat për të kërkuar azil në vendet e BE-së”, thotë Zhbogar, i cili në anën tjetër thekson se “është shumë e vështirë tu sqarosh kosovarëve përse ata janë të vetmit në Ballkan pa liberalizimi vizash”.

Fakti që Kosova ka mbetur vendi i vetëm pa viza në Ballkan, ka ndikuar që tek popullata e Kosovës të bie entuziazmi për BE-në dhe të rritet njëkohësisht zhgënjimi me vendet e Bashkimit Evropian, thotë ministri i brendshëm Skender Hyseni, i cili përkundër tensioneve etnike, thotë se “Kosova, Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi do të takohen së bashku në Bashkimin Evropian”. Por deri atëherë vendin e presin edhe shumë sfida.

Dhe përkrah reformave që Kosova duhet të përmbush, anëtarësimi i saj në BE varet edhe nga vullneti i secilit vend anëtar i Bashkimit evropian, thuhet në artikullin e radios Dojçlandfunk. /RTK

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së