Kosova në udhëkryq ekonomik

27.07.2015 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova në udhëkryq ekonomik

Zhvillimi ekonomik në Kosovë nuk ka shënuar ndonjë progres të theksuar.

Madje autoritetet kompetente, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe ekspertë të ekonomisë, kanë shpresuar shumë se ekonomia do të zhvillohet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke aluduar gjithmonë në rritjen e investimeve të huaja.

Por, situata politike, korrupsioni prezent po thuajse në të gjitha institucionet, burokracia, politikat jo adekuate për zhvillim ekonomik, mbingarkesa e sektorit publik nga punëtorët jo të kualifikuar, ka bërë që ekonomia e Kosovës të stagnojë edhe shtatë vite pas shpalljes se pavarësisë.

Profesori i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se stagnimi ekonomik është pasojë e një mungese të një sistemi adekuat ekonomik, që nënkupton ligje që i përshtaten këtij mjedisi.

Për gjendjen aktuale ekonomike, thotë ai, një pjesë të fajit e bartë edhe klasa politike, duke filluar nga institucionet e larta qeveritare e deri tek ato komunale.

“Unë mendoj se rënia e investimeve direkte, qoftë të brendshme apo të jashtme, ka ardhur si pasojë e shkallës se lartë të korrupsionit dhe nepotizmit, formave të ndryshme të pengesave, qoftë ligjore apo tarifore për investitorët”. 

“Prandaj, unë mendoj se kjo qeveri dhe kjo klasë politike duhet të gjejë forma që të ndërtojë një sistem që do të absorbonte zhvillimin ekonomik që nënkupton jo me një mentalitet të si deri më tani, jo me këta ekspertë të sotëm që gjenden në një rreth vicioz,“ ka thënë Berim Ramosaj.

Ajo që më se shumti është zhgënjyese gjatë kësaj periudhe, është rënia e investimeve të huaja, investime këto për të cilat është pritur se do të rriten pas shpalljes se pavarësisë.

Duke e quajtur shqetësues këtë fakt, profesori tjetër në Universitetin Publik “Haxhi Zeka” në Pejë, Muhamet Sadiku, thotë se Kosova gjendet në një udhëkryq të tranzicionit sa i përket aspektit ekonomik.

“Që nga viti 2008, Kosova vazhdon të përfshihet në një trend rënës të investimeve të jashtme dhe kjo është vërtet shqetësuese. në të gjitha shtetet e rajonit kemi një fluks të rritjes se investimeve të jashtme, kurse në Kosovë po ndodh e kundërta”.

“Kjo ndërlidhet me mjedisin jomiqësor për investime, kjo ndërlidhet me një qeverisje jo efektive, situatë shqetësuese është edhe situata sociale. Do të thotë, çdo ngecje në zhvillimin ekonomik reflektohet në mënyrë shumë të ashpër në standardin e njerëzve”, ka thënë Sadiku për Radion Evropa e Lirë.

Por, profesori Berim Ramosaj thekson se autoritetet kompetente duhet të krijojnë kushte dhe hapësirë që investitorët e huaj, por edhe ata vendorë, të kenë përfitime materiale më shumë se në vendet e rajonit.

“Në qoftë se një investitor mundet të fitojë në vendin e tij, apo vendet tjera karshi Kosovës, apo fiton në nivel të barabartë , ai nuk vjen në Kosovë, duke marrë parasysh shkallën e sigurisë, problemet politike, shkallën e korrupsionit. Prandaj, mendoj se kjo është edhe terapia. Në vend duhet të krijohet një situatë që bizneseve në Kosovë të iu mundësohet përfitim”,thekson Ramosaj.

Ndërkaq, Muhamet Sadiku, thekson se është koha e fundit, që të vihet një fokus i ri në politikat e reja ekonomike, që për orientim kanë zhvillimin e sektorit privat me reformat strukturore dhe përmirësimin e mjedisit biznesor.

“Në këto tri rrafshe, Kosova duhet të bëjë ndryshime. Duhet të pranohet seKosova duhet të fuqizojë shtetin ligjor. Nëse fuqizohet shteti ligjor atëherë është e mundur që të bëhen këto ndryshime”.

Ndryshe, Kosova shpesh është kritikuar nga organizata të ndryshme ndërkombëtare për gjendje jo të mirë biznesore dhe mos siguri për investitorët ndërkombëtarë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare