Kosova me peticion për liberalizim të vizave

14.07.2015 17:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova me peticion për liberalizim të vizave

Në Kosovë ka filluar nënshkrimi i një peticioni nëpërmjet të cilit qytetarët e Kosovës po kërkojnë nga autoritetet e Bashkimit Evropian si dhe nga Qeveria e Kosovës që sa më parë t’i krijojnë kushtet për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në tekstin e peticionit në të cilin po nënshkruhen një numër i madh i qytetarëve të Kosovës, thuhet se BE-ja duhet të trajtojë qytetarët e Kosovës ashtu si i ka trajtuar vendet tjera në rajon.

Ndërsa, nga institucionet e Kosovës kërkohet që t’i plotësojnë kriteret e vendosura me më shumë vullnet dhe vendosmëri.

Qytetarët të cilët po nënshkruhen në këtë peticion, për Radion Evropa e Lirë kanë theksuar se mos liberalizimi i vizave po cenon një ndër të drejtat elementare të njeriut, siç është lëvizja e lirë.

Lirije Dobroshi juriste tani në pension, e cila ka nënshkruar këtë peticion, e vlerëson të pa drejtë mos liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Na duhet liberalizimi i vizave nuk mund të udhëtojmë askund, jemi të izoluar dhe atë të vetmit që nuk po arrijmë të dalim jashtë vendit, të vizitojmë të afërmit tanë që janë në Evropë. Më e rëndësishme, studentët tanë nuk po mund të shkojnë të vazhdojnë shkollimin, magjistraturën apo doktoraturën diku jashtë vendit”, shprehet ajo.

Qytetarët e nënshkruar në këtë peticion janë të bindur se izolimi i Kosovës i imponuar me viza Shengen, tashmë ka filluar të ndikojë negativisht në të fushat dhe gjithashtu po lë gjurmë të pakthyeshme në proceset zhvillimore.

Kufizimi i lëvizjes se lirë, vlerësohet nga qytetarët, është një paradoks i kohës.

Elvana, studente në Fakultetin Ekonomik, derisa po nënshkruante këtë peticion shprehet e mllefosur nga fakti se ajo nuk ka arritur të udhëtojë asnjëherë jashtë vendit për shkak të mos liberalizmit të vizave.

“Liberalizmi i vizave është i nevojshëm, ne kemi dëshirë të vizitojmë vendet tjera. Për ne të rinjtë kjo është një gjë që nuk arrinë ta kuptosh se si nuk mund të lëvizësh lirë në shekullin 21”, shprehet ajo.

Miranda Dragaçina një vajzë e re e cila ndjek mësimet në një shkollë të mesme në kryeqytet, thekson se liberalizmi është i nevojshëm pikërisht për marrjen e praktikave më të mira të vendeve evropiane dhe sjellja e atyre të arriturave në Kosovë.

“Sigurisht që është shumë e rëndësishme liberalizimi, në veçanti për të rinjtë të cilët do të mund të vizitonin vende të ndryshme të botës ku atje do të mësonin për zhvillimin e tyre që Kosova ende nuk e ka arritur”, shprehet ajo.

Mimoza Dushi aktiviste në këtë aktivitet të peticionit për liberalizim të vizave, tregon për Radion Evropa e Lirë se interesimi për të nënshkruar peticionin është jashtëzakonisht i madh, ne veçanti shprehet ajo nga të rinjtë.

“Meqë sot dita e parë, interesimi është mjaft i dukshëm sidomos tek të rinjtë. Duke e ditur që ne jemi shteti i vetëm në Ballkan që jetojmë të izoluar dhe në geto. Të rinjtë e Kosovës e meritojnë liberalizimin sikur të rinjtë tjerë në Evropë. Kemi nevojë të lëvizim lirshëm të shohim vendet evropiane, të vizitojmë familjarët, të marrin pjesë në konferenca të ndryshme që organizohen”, thotë Dushi.

Peticioni për liberalizimin e vizave është organizuar nga një grup i organizatave joqeveritare dhe është pjesë e fushatës “Koha për ta ndalur izolimin e Kosovës”.

Mbledhja e nënshkrimeve do të zgjasë dy javë në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës.

Ndryshe, Ministria për Integrime Evropiane në Qeverinë e Kosovës ka përmbyllur tashmë raportin e dytë ku përfshihet përmbushja e kritereve evropiane të përcaktuara nga misioni vlerësues i Bashkimit Evropian.

Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se presin rekomandime pozitive nga Komisioni Evropian në lidhje me kriteret e përcaktuara për liberalizimin e vizave Shengen për qytetarët e Kosovës./REL/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë