Kosova importon edhe prodhime bujqësore

16.04.2015 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova importon edhe prodhime bujqësore

Sektori i bujqësisë në Kosovë nuk ka përfituar nga mundësitë për qasje në tregjet rajonale dhe evropiane, pavarësisht anëtarësimit të Republikës së Kosovës në shumë mekanizma të tillë.

Edhe pse ky sektor paraqitet potencial eksportues për bizneset e Kosovës, njëherësh luan rol të rëndësishëm në ekonominë e përgjithshme të vendit.

Në Kosovë prodhimet bujqësore ende importohen në sasi të mëdha nga vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian, kurse eksporti mbetet në një përqindje të vogël.

Derisa eksporti i përgjithshëm i Kosovës në vitet 2007 -2013 ishte rritur për rreth 100 milionë euro, eksportet bujqësore gjatë kësaj periudhe janë rritur vetëm për 2 milionë euro.

Këto shifra tregojnë dobësitë konkurruese të bujqësisë së Kosovës dhe prodhimeve agro-përpunuese dhe pamundësisë së tyre që të konkurrojnë me tregjet e huaja.

Këto thuhen në raportin “Tregjet potenciale për eksport” të publikuar ditë më parë nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ministria se Punëve të Jashtme e Finlandës.

Edhe ekspertë për çështje të bujqësisë pohojnë se niveli i prodhimeve bujqësore në Kosovë është shumë i vogël, por megjithatë cilësia është në nivelin e duhur.

Tahir Tahiri, kryetar i Shoqatës së Bujqve të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se kushtet klimatike, toka e plleshme dhe ajri i pastër, në Kosovë sigurojnë prodhime kualitative.

Por, megjithatë ai thotë se nuk ka shumë investime në këtë fushë, madje sipas tij, deri në vitin 2009 as 0.5 për qind e buxhetit nuk është investuar në bujqësi.

Arsye tjetër e degradimit të bujqësisë, sipas Tahirit, është edhe privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore dhe tokave që kanë qenë kompetencë të komunave të ndryshme.

“Ne i kemi fajet, shteti i ka fajet, qeveritë pas përfundimit të luftës i kanë fajet që ranë pre e kurdisjeve, nuk e di të kujt, dhe më privatizim e shkatërruan bujqësinë. Nuk është investuar deri në vitin 2009 as 0.5 për qind e buxhetit të Kosovës në bujqësi”, tha Tahiri.

Në Kosovë më shumë se 50 për qind e popullatës jeton në zonat rurale dhe përpunimi i ushqimit bujqësor mund të ndikojë në rritjen e nivelit të eksportit në vendet e rajonit apo tregjet anëtare të Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA), Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqi.

Në anën tjetër, zyrtarë qeveritarë pranojnë se pas përfundimit të luftës në sektorin e bujqësisë nuk është investuar mjaftueshëm, por viteve të fundit zhvillimi i bujqësisë dheindustrisë agro-përpunuese është një nga prioritet e ekzekutivit.

Jusuf Cikaqi nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Qeverinë e Kosovës, thotë se fokusin kryesor e ka në zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella më kultura të ndryshme si dhe rritjes se cilësisë së këtyre produkteve .

Ai thotë se në këtë sektor, këtë vit, do të investohen 43 milionë euro.

“Nga këto 43 milionë euro, 20 milionë janë për grante dhe 23 milionë janë për subvencione direkte. Dhe përmes kësaj mbështetjeje, këtij buxheti, MBZHR fillimisht e ka pasur orientimin vetëm te rritja e sipërfaqeve ose rritjen e prodhimtarisë. Nga viti 2012 ka filluar të mbështes edhe sektorin e agro-përpunimit”, shprehet Cikaqi.

Edhe Tahiri Tahiri pranon se autoritetet kompetente kanë rritur vlerën e investimeve në sektorin e bujqësisë, por ky investim nuk është i mjaftueshëm sepse mjetet e dedikuara, sipas tij, po keqpërdoren dhe keqmenaxhohen.

“Korrupsioni është faktori dominues i atyre që menaxhojnë paranë publike dhe e keq përdorin dhe nuk po ndikon. Prandaj edhe këto investime nuk po ndikojnë në zhvillimin dhe përparimin e bujqësisë. Nuk është problem vetëm çështja financiare, mirëpo duhet ditur të planifikohen dhe programohen punët dhe të ketë kontakte me vendet e rajonit dhe të Evropës”, tha ai, raporton rel.

Në bujqësi, Kosova ka bilanc tregtar pozitiv vetëm me Shqipërinë. Bilanci tregtar është posaçërisht negativ me shtetin e Serbisë dhe Maqedonisë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoxha i përsërit fjalët e Kryeministrit Rama gjatë vizitës në Prishtinë: ‘Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë’

Hoxha i përsërit fjalët e Kryeministrit Rama gjatë vizitës në Prishtinë: ‘Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë’

Artistja Arbresha Hoxha prezanton veprat e saj në Barcelonë, New York dhe Vjenë

Artistja Arbresha Hoxha prezanton veprat e saj në Barcelonë, New York dhe Vjenë

Murati: Thesari përfiton 12 milionë euro nga Banka Qendrore e Kosovës

Murati: Thesari përfiton 12 milionë euro nga Banka Qendrore e Kosovës

LDK prezanton 38 gra kandidate, Abdixhiku flet për barazinë dhe fuqizimin e grave

LDK prezanton 38 gra kandidate, Abdixhiku flet për barazinë dhe fuqizimin e grave

Hamza: Kosova në krizë energjetike, PDK do të ndërtojë kapacitete të reja

Hamza: Kosova në krizë energjetike, PDK do të ndërtojë kapacitete të reja

Lufta hibride dhe propaganda serbo-ruse, alarm për zgjedhjet e 7 qershorit

Lufta hibride dhe propaganda serbo-ruse, alarm për zgjedhjet e 7 qershorit

Vrasja në Breg të Diellit, Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë për 1 muaj paraburgim për të dyshuarin

Vrasja në Breg të Diellit, Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë për 1 muaj paraburgim për të dyshuarin

Ushtrimi “Ujku i Pamposhtur 01” në rajonin e Gjakovës, FSK del me njoftim për qytetarët

Ushtrimi “Ujku i Pamposhtur 01” në rajonin e Gjakovës, FSK del me njoftim për qytetarët

Abdixhiku për takimet me ambasadorët: Kosova ka nevojë për miqësi të forta

Abdixhiku për takimet me ambasadorët: Kosova ka nevojë për miqësi të forta

Supremja e refuzon ankesën e LVV-së lidhur me mbajtjen e tubimit politik në sheshin “Skënderbeu”

Supremja e refuzon ankesën e LVV-së lidhur me mbajtjen e tubimit politik në sheshin “Skënderbeu”

Ndalohet një zyrtar publik, e mori rrogën pa dalur fare në punë

Ndalohet një zyrtar publik, e mori rrogën pa dalur fare në punë

Uran Ismaili: Kurti duhet ta luftojë varfërinë e papunësinë, jo t’i kthejë qytetarët kundër njëri-tjetrit

Uran Ismaili: Kurti duhet ta luftojë varfërinë e papunësinë, jo t’i kthejë qytetarët kundër njëri-tjetrit

Gërvalla refuzon të komentojë zgjedhjen e kryesuesit të KGJK-së

Gërvalla refuzon të komentojë zgjedhjen e kryesuesit të KGJK-së

Osmani fton qytetarët në tubimet e LDK-së: “Bashkohu!”

Osmani fton qytetarët në tubimet e LDK-së: “Bashkohu!”

Supremja refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për grupin e dyshuar për krim të organizuar

Supremja refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për grupin e dyshuar për krim të organizuar

Arrestohet kandidati i PDK-së, Qëndrim Kryeziu

Arrestohet kandidati i PDK-së, Qëndrim Kryeziu