Lokale

Kosova, gati për paketime të standardizuara të duhanit

31.05.2016 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova, gati për paketime të standardizuara të duhanit

Kosova pritet që së shpejti të nis implementimin e paketimeve të standardizuara të duhanit.

Pa logo, ngjyra e informata promovuese dhe me një paketim një-ngjyrëshe, standard për të gjitha llojet, Kosova po synon që të zvogëlojë numrin e personave që pinë duhan dhe të vetëdijësojnë qytetarët për rrezikun që shkakton ky konsum, veçanërisht të rinjtë.

Paketimet që synohet të implementohen nga viti 2017, pritet të jenë të shoqëruara me disa fotografi të cilat pasqyrojnë pasojat që ka pirja e duhanit tek të gjitha moshat. Kjo u bë e ditur sot në Ditën Botërore anti-duhan, ditë kjo që u shënua me porosinë “Bëhuni gati për paketime të standardizuara”.

Përfaqësues të Qeverisë, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, koalicionit anti-duhan, sot në ditën Botërore Anti-Duhan folën për rëndësinë e aktiviteteve vetëdijësuese për përdorimin e produkteve të duhanit.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rr ahmani tha se tashmë është finalizuar udhëzimi për pakot e standardizuara.

“Ministria është duke bërë fuqizimin e legjislacionit me atë që kohë më parë është future në zbatim udhëzimi administrative për mjediset pa tym duhani, ndërsa është finalizuar udhëzimi për vërejte të kombinuara apo pakot e standardizuara që është edhe temë kryesore e kësaj dite. Aplikimi i pakove të standardizuara, bazuar në përvojën e shteteve që tashmë i kanë aplikuar vërejtët me fotografi dekurajuese për duhan-pirjen, është një masë për ngritjen e vetëdijes kundër duhanit, dhe parandalimit të joshjes së të rinjve për duhan-pirje”, tha Rrahmani.

Sipas tij, metoda të tilla kanë pasur efekt në vendet ku janë implementuar.

Rrahmani bëri të ditur se sot ka nënshkruar vendimin për themelimin e grupit punues për hartimin e programit kombëtar për kontrollin e duhanit, një qasje gjithëpërfshirëse dhe ndër sektoriale, që për prioritet, sipas tij, ka ngritjen e ndërgjegjësimit kundër duhanit.

Ai pranoi se rruga për zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit nuk është e lehtë.

Ndërsa Shkumbin Spahija nga KADC, paraqiti disa fotografi, modele, siç do të dukeshin paketimet e standardizuara të duhanit në Kosovë.

“Në vendet që e kanë aplikuar ka çuar në ulje të konsumit të duhanit, sidomos tek të rinjtë,i ka frikësuar ata nga nisja e konsumimit të duhanit, dhe e ka bërë më te lehtë për rata persona që kanë dëshiruar ta lënë duhanin, që ta lënë atë. …Besoj që ministri do ta nënshkruaj sapo të finalizohet plotësisht, në pakot e produkteve të duhanit në Kosovë do të duhej të gjendeshin k ëto fotografi nga janari I vitit 2017, kështu po mundohemi, tani kjo varet nga Ministria e Shëndetësisë”, tha Spahija.

Drejtori i OBSh-së në Kosovë, Skënder Syla tha se kjo organizatë u ka rekomanduar të gjitha vendeve që të ndërmarrin masa për të ndryshuar, apo hartuar legjislacionin që do të mundësonte fillimin e zbatimit të paketimeve të standardizuara.

“OBSh u rekomandon të gjitha vendeve që të ndërmarrin masa për të ndryshuar apo hartuar legjislacionin i cili do të mundësojë fillimin e zbatimit të paketimit të standardizuara…Neni 11 I udhërrëfyesve të konventës kornizë për kontrollin e duhanit të OBSh-së shpjegojnë paketimin e standardizuar, si masë për të përkufizuar apo ndaluar përdorimin e logove, ngjyrave, imazheve të brendeve apo informatave provuese në paketimet, përveç emrit të brendit dhe të produktit, i cili është i shtypur në ngjyrë dhe formë standard. Pavarësisht brendit të paketimit të cigareve, ato nga pamja e jashtme do të duken të njëjta”, tha Syla.

Kosova ka miratuar ligjin për kontrollin e duhanit në vitin 2013.

Brenda një viti, duhani vret rreth 5.4 milionë njerëz në botë, apo në çdo 6.5 sekonda vdes një person për shkak të sëmundjeve të lidhura direkt me duhan-prijën./rtk/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës