Kosova dhe Shqipëria kryesojnë Rajonin me kërkesa për azil në Evropë

E publikuar: 04/12/2024 19:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtetasit nga Kosova dhe Shqipëria vijojnë të kryesojnë me një diferencë të dukshme, krahasim me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit, për nga kërkesat për azil në vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave më të fundit të Agjencisë Evropiane për Azilin (EUAA) gjatë muajit shtator të këtij viti u paraqitën 586 kërkesa të reja për azil nga Shqipëria dhe 584 kërkesa nga Kosova.

Numri i kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria gjatë muajit shtator është dukshëm më i lartë, krahasuar me vendet e tjera në rajon ku nga Maqedonia e Veriut janë paraqitur në një nga vendet e Bashkimit Evropian 286 kërkesa për azil, nga Serbia 252, nga Bosnjë Hercegovina 252 dhe nga Mali i Zi vetëm 46 kërkesa, raporton VOA.

Numri i kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë në vendet e Bashkimit Evropian në nëntë muajt e parë të këtij viti ka shkuar në rreth 5500./VOA