Ekonomi

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për tabelat

14.09.2016 21:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për tabelat

​Sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, pas njëmbëdhjetëorësh bisedime, është përmbyllur marrëveshja për reciprocitetin në tabelat e automjeteve në mes të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës nëpërmjet një komunikate.
Ministrja Edita Tahiri, njëherit Kryenegociatore në Dialogun e Brukselit, deklaroi se me këtë marrëveshje është vendosur parimi i reciprocitetit në tabelat e automjeteve në mes të dyja shteteve, që do të thotë se çfarë vlenë për tabelat e njërit shtetet do të vlejë edhe për tabelat e shtetit tjetër, si dhe kjo marrëveshje i jep fund përdorimit të tabelave “prova” të cilat njëanshëm ishin vendosur nga ana e Serbisë ndaj veturave me regjistrimin RKS të Kosovës, njofton komunikata.

Poashtu, me këtë marrëveshje i jepet fund tabelave ilegale të automjeteve të cilat aty-këtu kanë qarkulluar në pjesën veriore të vendit tonë dhe ky proces do të realizohet në afatin e paraparë me këtë marrëveshje.

Ministrja Edita Tahiri vlerësoi se heqja e tabelave ilegale nga qarkullimi është në funskion të sundimit të ligjit në këtë fushë si dhe i kontrbuon integrimit të plotë të qytetarve të komunitetit serb në sistemin shtetror të Kosovës, bën të ditur komunikata.

Kjo marrëveshje finalizon zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë që është arritur në vitin 2011 në Bruksel.

Marrëveshja konfirmon nisjen e punës së zyrave të gjendjes civile dhe të Agjencisë për Regjistrim Civil në katër komunat veriore që do të realizohet në nëntor 2016. Këto zyra do të pajisin qytetarët e asaj pjese me dokumentet shtetrore dhe të gjendjes civile të Republikës së Kosovës, duke mundësuar që të konsolidohet ky aspekt i sovranitetit dhe shtetësisë së Kosovës në veri të vendit të munguar që nga fundi i luftës, shpjegon komunikata.

Teksti i marrëveshjes në vijim:

Aranzhimet lidhur me finalizimin e zbatimit të Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë të vitit 2011
Bruksel, 14 Shtator 2016

1. Palët janë pajtuar që të mbulohen pjesët relevante të tabelave respektive të automjeteve me dy letërngjitëse të bardha.

2. Ky sistem me letërngjitëse do të hyjë në fuqi me 15 nëntor 2016.

3. Infrastruktura administrative për lëshimin e të gjitha dokumenteve të nevojshme për regjistrimin e automjeteve me tabela të lëshuara nga autoritetet e Kosovës do të hyjë në fuqi në nëntor 2016.

4. Regjistrimi i të gjitha automjeteve me tabelat e lëshuara nga autoritetet e Kosovës (KS/RKS) do tëfillojë më 15 janar 2017 dhe do të zgjasë për 12 muaj, në fund të së cilës periudhë do të ketë vlerësim nga të dypalët me ndërmjetësimin e BE-së.

5. Kosova do të zgjasë validitetin e tabelave KS për pesë vite në fund të së cilës çështja do të shqyrtohet nga të dyja palët (me ndihmën e BE-së nëse është kërkohet).

6. Përjashtimet nga taksat dhe detyrimet për regjistrimin e automjeteve do të garantohet nga Kosova në të njëjtën mënyrë sikurse në rastin e kaluar. Bashkëpunim i ngusht dhe i shpejtë do tëvendoset në mes të dyja palëve për të verifikuar pronësinëe automjetit.

7. Një fushatë informuese për tu`a shpjeguar banorëve të afektuar modalitetet për ri-regjistrim te automjeteve do të ndërmerret nga të dy palët dhe BE-ja. Diskutimet e mëtejshme mbi fushëveprimin dhe modalitetet e fushatës së lartëpërmendur do të diskutohen në grupin për zbatim.

8. Tabelat e veturave që preken nga procesi i regjistrimit nuk do të afektohen nga sistemi i letërngjitëseve.

9. Për shkak të ndjeshmërisë ndërlidhur më pikat e lartëpërmendura, palët janë pajtuar të që shqyrtojnë zbatimin e këtyre konkluzioneve në një interval kohorë prej tremuajsh.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje