Konkursi për pranimin e kadetëve të rinj në FSK pritet të hapet në këtë muaj

E publikuar: 04/11/2017 10:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forca e Sigurisë e Kosovës, çdo vit hapë konkurs për pranimin e kadetëve të rinj në Qendrën e Studimeve Universitare të FSK-së, shkruan.

Në qershorin e 2018-ës do të hapet konkursi i ri për rekrutimin e kadetëve për QSU, ku mesatarisht pritet të pranohen 10 deri në 12 kadetë.
Zëdhënësi i FSK-së, Ibrahim Shala për, ka thënë se arsyeja pse hapet konkursi çdo vit në qershor lidhet me përfundimin e shkollës së mesme nga maturantët.

“Kjo kohë lidhet me përfundimin kalendarik të shkollës së mesme nga maturantët. Mesatarja e numrit të kadetëve llogaritet që pas të gjitha sfidave të fillimit, duke përfshirë edhe javën e ferrit, të ngelen në studime mesatarisht 10 -12 kadetë”, ka thënë Shala.

Arbresh.info ka siguruar edhe konkursin për pranimin e kadetëve, të cilin mund të gjeni më poshtë:

foto-1

foto-2

foto-3

foto-4

foto-5