Konjufca uron Trump: Mezi pres që të fillojmë punën – i bindur se do t’i shtyjmë synimet e interesat përpara edhe gjatë mandatit të tij

E publikuar: 06/11/2024 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Konjufca ka thënë se mezi pret që të fillojnë punën me administratën e re amerikane, duke shtuar se ShBA’ja janë kryealeati i Kosovës dhe është shprehur i bindur se edhe gjatë mandatit të Trump do t’i shtyjnë përpara synimet dhe intersat që ndajnë me ShBA’në, raporton Express.

Urime të përzemërta z. Donald Trump për fitoren e tij në këto zgjedhje presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Mezi pres që të fillojmë punën me adminastratën e re amerikane, për të thelluar edhe më tutje raportet tona të shkëlqyera. ShBA-ja është kryealeati ynë, me të cilin ndajmë vlerat, synimet dhe interesat, të cilat jam i bindur se do t’i shtyjmë përpara edhe më tutje gjatë mandatit të presidentit Trump”, ka shkruar Konjufca