Konjufca optimist për anëtarësim në KiE: E padrejtë të vendosen kushte shtesë, i fundit ka qenë për Manastirin

E publikuar: 16/04/2024 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është shprehur optimist se Kosova do ta kalojë edhe hapin e dytë drejtë anëtarësimit në Këshill të Evropës, raporton Ekonomia Online.

Në një deklarim për media për mbajtjes së fjalimit në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Konjufca tha se është e padrejtë të vendosen kushte shtesë për anëtarësim në KiE.

Sipas Konjufcës, kriteri i fundit për anëtarësim në KiE ka qenë bartja e tokës Manastirit të Deçanit.

“Sot jam shume optimist që Kosova do ta kaloj këtë hapin e dytë të madh sepse pastaj mbetet edhe i treti. Sa i parket këto që i keni dëgjuar edhe ju si kushte, nuk mendoj që ato janë në raportin e zonjës Bakoyannis, nuk mendoj që është e ndershme për Kosovën të përjetoj kushte të tjera shtesë nga ato që mund t’i lexoni vetë raportin të cilët e kanë përpiluar ekspertët e Këshillit të Evropës. Ata ekspert eminentë prej vetë KiE-s janë mandatuar që me ardhë në Kosovë dhe me vlerësuar se çfarë niveli janë demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit, që janë tri shtyllat më të rëndësishme të KiE”, tha Konjufca.

“Pasi e kanë bërë raportin ekspertet eminent kanë treguar  gjendjen e cila është në Kosovë, ndërsa Bakoyannis mbi të dhënat e tyre e ka ndërtuar raportin e saj e cila thotë që Kosova e ka vetëm një kriter, sa i përket anëtarësimit e kriteri është Manastiri i Deçanit që ne e zgjidhem si çështje. Nuk ka kushte të tjera shtesë, nëse shtetet tjera dëshiroje qeveritë e tyre të vendosin kushte shtesë, atëherë kjo mendoj që është e papranueshme. Është dëmtimi i qëllimshëm i Kosovës edhe interesit të saj dhe nuk është fare e mirëpritur kur vetë KiE na ka mirëpritur, kur vete zonja Bakoyannis që vjen nga një shtet mosnjohës, që thotë vetëm manastiri është kusht dhe na vendosin kushtet të tjetra”, u shpreh ai.