Konjufca: Institucionet kanë informata për përgatitje të një sulmi të ri të Serbisë ndaj Kosovës

E publikuar: 01/07/2024 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Glauk Konjufca

Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se institucionet e Kosovës kanë informata të sakta se një grup terroristësh janë duke u trajnuar në Serbi për të sulmuar Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, Kosova është e gatshme dhe e koordinuar më të gjithë aleatët që t’i bëjë ballë çfarëdo sulmi të mundshëm nga Serbia.

“Ne si institucione Mendoj se qëndrojmë të unifikuar sa i përket këtyre tri kushteve. Serbia e ka marr pozicioni që nuk e zbaton marrëveshjen, për Kosovën ajo marrëveshje ishte e favorshme… Serbia nuk e ka nënshkruar këtë marrëveshje dhe mbi bazën e mos nënshkrimet nuk po e zbaton. E dyta për kriminelët Radojiçiq që e ka pranuar fajin, ai ndodhet i lirë në Serbia dhe vepra e tij në Serbi po trajtohet me e lehtë se ai ta kishte shkelur ndonjë rregull trafiku.  E ka mbrojtjen shtetërore të Serbisë. Institucionet tona kanë informacione të sakta se një grup po ushtrohen në Serbi. Ne jemi gjithmonë të përgatitur për çfarë do sulm nga ana e Serbisë dhe me një koordinimi me të gjithë. E treta letra e Brnabiqit, ajo thotë se klauzolat e marrëveshjes së Brukselit do t’i zgjedhin sipas dëshirës. Kjo i ka dhënë goditje kësaj marrëveshje”,