Konjufca homazhe në Burim: Jemi gjallë sot se dikush ka derdh gjak, e ata janë të shumtë

E publikuar: 31/03/2021 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe tek lapidarit i martirëve në përvjetorin e masakrës në Burim të Malishevës, raporton Ekonomia Online. Ai ka thënë sot kanë ardhur për t’i nderuar martirët që janë vrarë më 31 mars të vitit 1999.

Konjufca tha se është detyre e tyre me i nderuar.“Kemi ardhur ti nderojmë martirët që janë vrarë me 31 mars 99, ku 41 qytetarë janë masakruar këtu. Është detyrë e jona me ardhë këtu me i kujtuar e më i nderu.

Ne e kuptojmë edhe më mirë rëndësinë e gjakut të derdhur që qëndron në themelet e lirisë sonë. Me pas vetëdije politike, kombëtare. Ne pse jemi gjallë sot është pse dikush ka derdhë gjak e ata janë të shumtë. Lavdi jetës dhe veprës së martirëve”, tha Konjufca.