Konjufca arsyeton seancën e sontme: Deputetët javën e ardhshme udhëtojnë në Bruksel

E publikuar: 06/12/2024 00:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeparlamentari Glauk Konjufca

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se seanca e orëve të vona për sonte, duhet të përfundohet me patjetër me votim të pesë ligjeve.

Siç tha ai, meqë javën e ardhshme, deputetët mund ta kenë një udhëtim në Bruksel dhe më pas janë festat e fundvitit, transmeton klankosova.tv.

Kjo sipas tij do ta pamundësonte mbase edhe mbajtjen e seancave të ardhshme për këtë vit.