Kongresistët amerikanë i dërgojnë letër Osmanit e Kurtit

E publikuar: 26/11/2021 18:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kongresistët amerikanë, Jeanne Shaheen, Maggie Hassan, Chris Pasppas dhe AnnMcLaneKuster i kanë dërguar një letër falënderimi presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti për strehimin e afganëve në Kosovë.

Në letër, kongresistët amerikanë thonë se gatishmëria e Kosovës për të pritur afganët deri në përfundim të procesit të verifikimit, ka forcuar sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Shqip.com.

“Gatishmëria e Kosovës për të pritur afganët ka forcuar sigurinë kombëtare të SHBA-së duke lejuar të përfundojë një proces rigoroz verifikimi përpara se afganët të mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara”, thuhet ndër të tjera në letër.

Në letrën e cila është publikuar nga presidentja Osmani në Twitter, kongresistët thonë se mbështetja që ka dhënë Kosova në këtë aspekt nuk do të harrohet.

 

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga presidentja Osman e cila ka falënderuar kongresistët dhe senatorët, duke shtuar se SHBA-ja mund të llogarisë në mbështetjen e Kosovës edhe në të ardhmen.

“Senatore Jeanne Shaheen, Maggie Hassan, Annie Kuster, Chris Pappas ju faleminderit për letrën dhe vlerësimin tuaj. Republika e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara janë të lidhura me vlerat e qëllimet e përbashkëta. SHBA mund të llogarisë në mbështetjen tonë në të ardhmen. Më të fortë së bashku”, shkruan Osmani në Twitter./Shqip.com