Konfirmon Veliaj: Sunny Hill po vjen në Tiranë

E publikuar: 14/06/2022 19:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, tanimë e ka konfirmuar mbajtjen e festivalit Sunny Hill në kryeqytetin shqiptar.

“Data e njëjtë, përvojat e bukura të njëjta, lokacion i ndryshëm”, publikoi ai njoftimin e Sunny Hill.

Festivali ishte paraparë të mbahet në dalje të Prishtinës, prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti. Deri më tash, organizatorët kanë zbuluar emra të artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë që pritej të performonin në Prishtinë.