Konfirmojnë edhe nga partia e Isa Mustafës: PDK nuk i ka numrat! Ultimatumi i SHBA-ve, 1 gushti?!

22.07.2015 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Konfirmojnë edhe nga partia e Isa Mustafës: PDK nuk i ka numrat! Ultimatumi i SHBA-ve, 1 gushti?!

Partia e drejtuar nga Hashim Thaçi, PDK vazhdon edhe më tutje të mos i ketë numrat për Gjykatën Speciale. Ashtu siç edhe ka raportuar Gazeta Blic gjatë ditës, PDK ende nuk i ka siguruar numrat për Gjykatën Speciale, një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga një deputet i LDK-së.

Sipas këtij deputeti, i cili ka dashur të mbes anonim, sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së u është thënë që amendamenti kushtetues, i cili i hap rrugë Gjykatës Speciale është shtyrë për javën tjetër, për faktin se PDK nuk i ka numrat.

“Fillimisht na patën paralajmëruar gjatë javës që Gjykata Speciale mund të dalë të enjten në Kuvend, mirëpo për shkak se PDK ende nuk i ka numrat, ende nuk dihet saktësisht koha kur do të riprocedohet nga ana e Qeverisë amendamenti kushtetues”, ka thënë ky deputet.

Megjithatë, sipas këtij deputeti, në këtë mbledhje të GP na është thënë që nuk bën gjatë javës tjetër të lëvizim jashtë vendit.

“Deri në fund të muajit duhet të qëndrojmë gjithsesi në Kosovë”, tha ky deputet për Gazetën Blic.

Ndërkohë, Gazeta Blic ka raportuar se lideri i PDK-së sot ka kërkuar nga deputetët e tij mbështetjen për Gjykatën Speciale, në të kundërtën ai ka thënë se më nuk do të jetë lider i PDK-së.

Megjithatë, në mbledhjen e sotme nuk është vendosur asgjë. Në GP të PDK-së janë dakorduar që gjatë këtyre dy ditëve të ketë edhe një takim, në lidhje me Gjykatën Speciale.

Adem Grabovci, u ka thënë medieve se Kuvendi për Gjykatën Speciale do të mblidhet vetëm atëherë kur t’i kenë numrat.

Në fund të muajit të kaluar Gjykata Speciale dështoi për shkak se 13 deputetë të PDK-së nuk e votuan amendamentin kushtetues. Prej këtyre deputetëve, 7 votuan kundër, 2 abstenuan dhe 4 i ikën votimit./ Gazeta Blic

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë