Konfirmohet fletarresti për Visar Ymerin

22.02.2016 19:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Konfirmohet fletarresti për Visar Ymerin

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar fletarrest për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

(I plotesuar)

Gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës Vesel Ismajli ka lëshuar fletarrest për Visar Ymerin, i cili asnjëherë nuk është përgjigjur në seancat në lidhje me rrahjen që kishte ndodhur më 28 qershor të vitit 2012 në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress kryetari i Gjykatës Themelore Hamdi Ibrahimi. Pa dhënë shumë detaje Ibrahimi tha se nga gjyqtari Ismajli ka kuptuar se është lëshuar një fletë arrest, mirëpo siç tha ai nesër duhet shikuar nëse ai fletarrest është bërë në bazë të Ligjit.

Ibrahimi nuk sqaroi shumë përveç se la të kuptohet se fletarresti për Ymerin nuk është bërë në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

Fletarrestin për Ymerin e ka konfirmuar për media gjykatësi Vesel Ismajli, ndërkohë për lajmi.net, ai nuk e ka mohuar as pohuar një gjë të tillë.

“Veç unë e di a e kam lëshua a jo”, ka thënë Ismajli duke qeshur. Ai ka thënë se për një gjë të tillë duhet të kontaktohet zëdhënësja e gjykatës, Mirëlinda Gashi. Kjo e fundit deklaron se nuk e ka në kompetencë të flas për urdhër arrestet, raporton lajmi.net

Këtë lajm nuk e ka konfirmuar as kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi.

“Deri në ora 16:00 nuk më ka ardhë asnjë njoftim për këtë fletarrest”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ndërkohë, Adonis Tahiri nga Zyra për Informim në Vetëvendosje nuk di asgjë në lidhje me rastin.

Dyshohet se fletarresti është lëshuar për rastin e rrahjes ndërmjet deputetëve të VV-së Visar Ymeri, Rexhep Selimi dhe Florin Krasniqi, me deputetin e PDK-së Bekim Haxhiu. Kjo për arsye se pothuajse të gjitha seancat për këtë rast kanë dështuar për shkak të mungesës së të akuzuarve. /lajmi.net

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Paris Guri: Vjosa Osmani erdhi në LDK që ta mposhtim një të keqe shumë të madhe

Paris Guri: Vjosa Osmani erdhi në LDK që ta mposhtim një të keqe shumë të madhe

FSK forcon radhët, kryen trajnime për snajperë dhe liderë luftarakë

FSK forcon radhët, kryen trajnime për snajperë dhe liderë luftarakë

Mashtrimi me kriptovaluta prej 12 mijë eurosh, një muaj paraburgim për dy të pandehurit në Ferizaj

Mashtrimi me kriptovaluta prej 12 mijë eurosh, një muaj paraburgim për dy të pandehurit në Ferizaj

GLPS: Partitë politike të mos kandidojnë persona me aktakuza dhe probleme me ligjin

GLPS: Partitë politike të mos kandidojnë persona me aktakuza dhe probleme me ligjin

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ pranon mbi 21 mijë kërkesa për regjistrim nga diaspora

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ pranon mbi 21 mijë kërkesa për regjistrim nga diaspora

IKSHPK: Rreziku nga Hantavirusi në Kosovë mbetet shumë i ulët

IKSHPK: Rreziku nga Hantavirusi në Kosovë mbetet shumë i ulët

Haxhiu dekreton ligje për banimin, shëndetësinë dhe marrëveshjet ndërkombëtare

Haxhiu dekreton ligje për banimin, shëndetësinë dhe marrëveshjet ndërkombëtare

Thaçi: Ka ardhur koha që zgjedhja e presidentit të bëhet drejtpërdrejt nga qytetarët

Thaçi: Ka ardhur koha që zgjedhja e presidentit të bëhet drejtpërdrejt nga qytetarët

Bajqinovci thotë se Osmani shkoi në LDK për pozitë: Njejtë edhe me Kurtin, kur nuk e mori pozitën u largua

Bajqinovci thotë se Osmani shkoi në LDK për pozitë: Njejtë edhe me Kurtin, kur nuk e mori pozitën u largua

Dy punëtorë shëndetësorë sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së

Dy punëtorë shëndetësorë sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së

Lladrovci: Përvojën e Ushtruesit të detyrës nuk do ta përsëris

Lladrovci: Përvojën e Ushtruesit të detyrës nuk do ta përsëris

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin në rastin e mashtrimit me 12 mijë euro me kriptovaluta

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin në rastin e mashtrimit me 12 mijë euro me kriptovaluta

Besian Mustafa tregon pse Vjosa Osmani do të garojë me LDK-në

Besian Mustafa tregon pse Vjosa Osmani do të garojë me LDK-në

Kujtim Shala: Po të hiqte dorë Kurti nga kandidati i tij i vërtetë, do ta kishim presidentin

Kujtim Shala: Po të hiqte dorë Kurti nga kandidati i tij i vërtetë, do ta kishim presidentin

Kreshnik Smajlaj zgjedhet kryetar i AAK-së në Prishtinë

Kreshnik Smajlaj zgjedhet kryetar i AAK-së në Prishtinë

Konfirmon Azemi: S’ka koalicion klasik me Osmanin, ajo me ekipin e saj do jenë pjesë e listës

Konfirmon Azemi: S’ka koalicion klasik me Osmanin, ajo me ekipin e saj do jenë pjesë e listës