Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, duket se ka vendosur që t’ja ndërrojë pamjen qytetit dhe po ashtu edhe disa shkolla.
Kështu para disa ditësh është finalizuar kontrata në vlerë prej 80 mijë euro me drunj dekorativ.
Në kontratën e publikuar nga E- Prokurimi, bëhet me dije se kontrata i është besuar operatorit ekonomik “Eco Holding Group SH.P.K”.
Kjo lëvizje e komunës vie në prag të festave të fundvitit e po ashtu kur kanë mbetur gati edhe dy muaj në mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të datës 9 shkurt.