Komplikohen punët për Kosovën, ky futbollist përjashtohet me karton të kuq

E publikuar: 05/06/2022 22:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Kombëtarja e Kosovës ka mbetur me një lojtar më pak në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Greqisë.

Mbrojtësi Fidan Aliti është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë dhe kësisoj është përjashtuar nga loja në minutën e 72-të.

Aliti shkaktoi një ndërhyrje ndaj njërit nga futbollistët grek, gjyqtari nuk e fali dhe e përjashtoi me të kuq pa menduar shumë.

Përveç epërsisë numerike në fushë, grekët kanë edhe avantazhin 0:1 që nga minuta e 36-të.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!