Kompanitë që mashtruan shtetin futën në listë të zezë

03.11.2015 17:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kompanitë që mashtruan shtetin futën në listë të zezë

Në listën e zezë të Organit Shqyrtues të Prokurimit tani figurojnë dy kompani. Ato dyshohet se kanë mashtruar institucionet gjatë tenderimit, dhe janë futur aty. Për një vit rresht “NTP Friends” dhe kompania “Ekoinvest & G Team” nuk do të mund të marrin asnjë tenderë në Kosovë. Ndëshkimi për to ka nisur me 20 mars dhe 25 gusht të këtij viti.

“NTP Friends” nga Prishtina dhe “Ekoinvest & G Team” nga Çekia e kanë të ndalur që të marrin tenderë publikë për një vit në Kosovë. Në “Lisën e zezë” këto dy kompani kanë hyrë për shkak të mashtrimeve që kanë bërë në tenderë. Ato pretendohet se kanë mashtruar në një tender Korporatën Energjetike dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka marrë vendim që të diskualifikoj nga pjesëmarrja në prokurimet publike “NTP Friends”, pas kërkesës nga Ministria e Shëndetësisë. Me 18 shkurt u vendos që “NTSH Friends”, kompani me bazë në të diskualifikohet për një periudhë një vjeçare, si dhe ti pezullohet kontrata me titull “Furnizim me material shpenzues medicinal nga lista esenciale”, shkruan Gazeta Express.

“Diskualifikohet, operatori ekonomik “NTP FRIENDS” nga Prishtina, nga pjesëmarrja në prokurim publik, për periudhën një vjeçare (12 muaj), si dhe pezullohet kontrata me titull “Furnizim me material shpenzues medicinal nga lista esenciale, me nr prokurimi: 206/14/022/111 për Lotet:1,2.3AI7,8,1(U3,14)5,18,19,20,28,29/30,51, e dt:1L,.11.2014”, thuhet në vendimin e OSHP.

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga OSHP që të anuloheshin edhe tre tenderë të tjera për barnat e listës esenciale.

Mirëpo, bazuar në këtë vendim është refuzuar kjo kërkesë pasi “që tri tenderët tjera nuk kanë qenë objekt i shqyrtimit nga OSHP-së”, shkruan në këtë vendim.

“Gjykata e tenderëve” në muajin gusht ka futur në listën e zezë edhe një kompani tjetër nga Çekia “Ekoinvest & G Team”.

Me kërkesën e Korporatës Energjetike të Kosovës është diskualifikuar konsorciumi “Ekoinvest & G Team” për shkak se “G Team” ka falsifikuar certifikatën. Kësaj kompanie me bazë në Çeki i ndalohet pjesëmarrja në tenderët publike deri në gusht të 2016’ës.

Gjatë shqyrtimit të kërkesës së KEK për diskualifikim të këtij operatori, paneli shqyrtues kishte kërkuar rivlerësimin e certifikuesit nga “TUV SUF Service GmbH” nuk e ka lëshuar certifikatën në fjalë .

“Me ç’rast vërtetohet se kompania në konsorcium “G-Team” e ka falsifikuar këtë certifikatë përmes internetit” shkruan në arsyetimin e OSHP-së

Kompania nga Prishtina “Friends” është akuzuar edhe më herët për mashtrimet që ka barë në disa tender. Në media është raportuar se drejtues të kësaj kompanie kanë bërë edhe blerje të autoblindave me kurdisje të tenderëve në FSK.

Ndryshe, gjatë këtij viti në Gjykatën Themelore në Prishtinë, departamenti për krime të rënda është deponuar një aktakuzë ndaj pjesë personave, që kanë lidhje me kompaninë “Friends” për vepra të ndryshme penale, përfshirë- krim të organizuar; furnizim, transportim, këmbim apo shitje të paautorizuar të armëve; mashtrim; dhe shpërdorim të pozitës zyrtare apo autoritetit. /Gazeta Express/.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Haziri nga protesta: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Haziri nga protesta: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Syla nga protesta: Nuk kërkojmë favore, por drejtësi të pastër si loti

Syla nga protesta: Nuk kërkojmë favore, por drejtësi të pastër si loti

Çitaku nga protesta: Është beteja më e rëndësishme për Kosovën dhe për shqiptarët

Çitaku nga protesta: Është beteja më e rëndësishme për Kosovën dhe për shqiptarët

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Komuna njofton për devijimin e disa linjave të autobusëve në Prishtinë

Komuna njofton për devijimin e disa linjave të autobusëve në Prishtinë

Kosovës nuk i duhet të ushqejë sentimentin anti-perëndimor! Mos të digjen të gjitha kartat

Kosovës nuk i duhet të ushqejë sentimentin anti-perëndimor! Mos të digjen të gjitha kartat

Kamberi: Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike

Kamberi: Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës