Kompania bordi i së cilës udhëhiqet nga Gjenerali Wesley K. Clark ka kërkuar të ketë monopolin në hulumtimin e rezervave të qymyrit në Kosovë. Kompania “Envidity Energy Inc” ka kërkuar nga Komisionit i Pavarur për Miniera dhe Minerale tri licenca për hulumtim të qymyrit dhe bitumit në territorin e Kosovës.
Kompania bordi i së cilës udhëhiqet nga Gjenerali Wesley K. Clark ka kërkuar të ketë monopolin në hulumtimin e rezervave të qymyrit në Kosovë. Kompania “Envidity Energy Inc” ka kërkuar nga Komisionit i Pavarur për Miniera dhe Minerale tri licenca për hulumtim të qymyrit dhe bitumit në territorin e Kosovës.
Territori të cilin e ka kërkuar kjo kompani përbën më shumë se 1/3 e gjithë territorit të Kosovës. “Gazeta JnK” ka siguruar dokumente që dëshmojnë se Envidity ka kërkuar licencë për hulumtim në 3 mijë e 483 kilometra katrorë. Pjesët e kërkuara për hulumtim tashmë njihen si bazene të qymyrit e të në cilat thuhet se janë rreth 12 miliardë tonelata qymyr.
Gjenerali amerikan Clark për tre muaj kishte drejtuar fushatën ajrore të NATO-s mbi caqet ushtarake ish- jugosllave në pranverë të vitit 1999 kur ishte komandat i forcave ushtarake të NATO-s për Evropë.
Tash Wesley K. Clark është kryetar i bordit të Kompanisë Kanadeze “Envidity”, e cila ka degën e saj në Kosovë, Envidity Energy Kosova LLC, përmes të cilës janë bërë kërkesat nëpër institucionet e Kosovës.
Licencën e parë, kjo kompani e ka kërkuar për rajonin e Vushtrrisë, por në të cilën preken qytete si Prishtina, Skenderaj, Drenasi e Podujeva. Kjo kërkesë për hulumtimin e qymyrit dhe bitumit është bërë në vitin 2013. Licenca e kërkuar është bërë për një sipërfaqe prej 327 kilometra katrorë.
Licenca e dytë është për rajonin e Vitisë, por që prek qytete si: Lipjani, Fushë Kosova, Kaçaniku, Shtimja dhe Ferizaj. Sipërfaqja e kërkuara është 876 kilometra katrorë.
Licenca e tretë për hulumtim të thëngjillit dhe bitumit, është për rajonin e Dukagjinit. Është bërë kërkesë për licencë për hulumtim për gjithë basenin e Dukagjinit me një sipërfaqe prej 2 mijë e 279 kilometra katrorë. Territori në të cilin synohet të hulumtohet prek komunat: Klinë, Prizren, Deçan, Pejë, Istog, Gjakovë, Rahovec, Malishevë, Mamushë, Skenderaj, Junik dhe Suharekë.
Kërkesa për marrjen e licencave në KPMM është bërë në vitin 2013 dhe në vete nënkupton – aktivitetet që kanë për qëllim konstatimin e prezencës, cilësisë dhe sasisë së resursit miniera- në këtë rast qymyrit.
Gazeta JnK ka dërguar pyetje tek kompania Envidity rreth kërkesës së bërë për hulumtim të qymyrit. Përfaqësues të kompanisë e kanë konfirmuar pranimin e pyetjeve dhe Gazeta JnK është në pritje të përgjigjeve.
KPMM-ja fillimisht e ka shtyrë vendimin për aplikacionin që ka bërë kompania Envidity. Kurse, në muajin gusht të vitit 2015, bordi i KPMM-së ka marrë vendim që të mbyllet kërkesat e kompanisë me seli në Kanada për Licencë për Hulumtim për Thëngjill dhe Bitumen.