Kompania “Alm Group” shembull për trajtimin e mirë të punëtorëve

E publikuar: 12/12/2017 17:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania “Alm Group” nga Prishtina ju ka bërë një befasi 52 punëtorëve të saj duke i dërguar në një udhëtim tre ditor në qytetin luksoz të Stambollit.

Ky është shembull i rrallë i një kompanie të suksesshme kosovare e cila aranzhoi udhëtimin duke mbuluar shpenzimet e biletave të aeroplanit, akomodimin në hotel me pesë yje si dhe darka në jahte luksoz në Bosfor.

“Këtë udhëtim e kemi vendosur si staf menaxhues i kompanisë, për shkak të sukseseve dhe të arriturave vjetore në punë. Ne vlerësojmë punën e punëtorëve të kompanisë, prandaj kemi vendosur që ta realizojmë këtë udhëtim të përbashkët” theksoj Alban Rraci njëri nga bashkëpronarët e kompanisë i cili shtoi se “po presim liberalizimin e vizave që vitin e ardhshëm të realizojmë vizitën e radhës në njërin nga kryeqytetet e vendeve të Bashkimit Evropian”./Infosot.com/