Komisioni për Demarkacionin: Kemi nevojë për materiale shtesë

E publikuar: 03/10/2017 15:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, duke vepruar sipas vendimit për emërimin e tij, nr. 01-04, dt. 22.9.2017, të Qeverisë së Kosovës, deri më tash ka mbajtur disa takime pune, në të cilat, në mënyrë të organizuar, ka analizuar pjesë të materialeve të punës të ish-Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror. Komisioni ka konkluduar se ka nevojë edhe për një numër të konsideruar të materialeve shtesë, të cilat do t’ua kërkojmë me shkrim disa institucioneve përkatëse, shkruan infosot.

Komisioni është duke punuar profesionalisht, me përgjegjësi, me përkushtim dhe me synime të përbashkëta për ta zbatuar vendimin e Qeverisë së Kosovës.

“Theksojmë se Komisioni do të punojë krejtësisht në përputhje me gjendjen e fakteve të verifikuara dhe sipas Ligjit në fuqi.
Presim nga mjetet e informimit që këtë informatë ta kuptojnë si dëshirë dhe si vullnet i Komisionit për të punuar në mënyrë transparente, ndërsa, për punët në vijim, Komisioni do t’u informojë me kohë, në forma të përshtatshme të komunikimit.

Komisioni shpreh shqetësimet e tij për shkak të disa përpjekjeve për zhvlerësimin paraprak të punës së tij, por ky komision do të punojë si duhet, pavarësisht nga përpjekjet e tilla:, thuhet në Kumtesën për media të nënshkruar nga Kryesuesi i Komisionit: Prof. i asoc. Dr. Shpejtim Bulliqi./infosot/