KOMF reagon për dhunën ndaj nxënësit në Rahovec (VIDEO)

15.03.2016 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka reaguar pasi është publikuar në You Tube një video në të cilën shihet dhuna e mësimdhënësit ushtruar ndaj nxënësit gjatë mbajtjes së orës mësimore.

Në videon e publikuar, vërehet dhuna e ushtruar nga mësimdhënësi ndaj nxënësit në një shkollë në Komunën e Rahovecit derisa sa mbahej ora mësimore.

Më poshtë është reagimi i plotë i KOMF:

Drejtoria për Arsim në Komunën e Rahovecit ka konfirmuar se rasti ka ndodhur dje (e hënë, 14 mars) në Shkollën Fillore “Rudolf Walther”, fshati Dibidol dhe bazuar në konfirmimin e Drejtorisë, është proceduar me hetimin e rastit nga organet përkatëse të Komunës.

KOMF edhe njëherë shprehë shqetësimin dhe rithekson se dhuna e ushtruar ndaj nxënësve, është e papranueshme dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore. Aktet e tilla të dhunës, shkaktojnë pasoja të dëmshme dhe shpesh të parikuperueshme fizike dhe psikologjike për nxënësit. KOMF apelon tek organet kompetente te marrin masat adekuate bazuar në legjislacionin në fuqi.

Dhuna dhe veprimet e tilla të mësimdhënësit, bien në kundërshtim me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës, Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Rregulloren QRK Nr. 21/2013 për Protokollin për Parandalimin dhe Referimin e Dhunës në Institucionet e Arsimit Para-Universitar si dhe rregulloret tjera përkatëse të punës së mësimdhënësve.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në dispozitat për të drejtat e fëmijëve, në nenin 50.3 shprehimisht parasheh që secili fëmijë gëzon të drejtën për të qenë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi dhe shfrytëzimi.

Sipas Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, ndëshkimi fizik apo çfarëdo forme tjetër e ndëshkimit është i ndaluar në të gjitha institucionet arsimore dhe aftësuese, qofshin ato publike ose private.Gjithashtu Kodi Penal i Republikës së Kosovës, ka sanksionuar rastet e keqtrajtimit, frikësimit apo fyerjet ndaj fëmijës, dhe kur kjo bëhet nga personi zyrtar duke keqpërdorur detyrën apo autorizimet e tij, personi i tillë rrezikon dënimin me burg nga 6 muaj në 5 vjet.

KOMF konsideron se organet kompetente urgjentisht duhet ndërmarrë të gjitha masat disiplinore dhe ligjore dhe të sigurojnë një ambient ku rastet e tilla nuk do të përsëriten. Nëse veprimet e tilla vërtetohen dhe kualifikohen në kundërshtim me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, atëherë të procedohet penalisht ndaj mësimdhënësit i cili ka ushtruar dhunë ndaj nxënësit në fjalë.

https://youtu.be/pV103aED7zY

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kujtim Shala: Po të hiqte dorë Kurti nga kandidati i tij i vërtetë, do ta kishim presidentin

Kujtim Shala: Po të hiqte dorë Kurti nga kandidati i tij i vërtetë, do ta kishim presidentin

Kreshnik Smajlaj zgjedhet kryetar i AAK-së në Prishtinë

Kreshnik Smajlaj zgjedhet kryetar i AAK-së në Prishtinë

Konfirmon Azemi: S’ka koalicion klasik me Osmanin, ajo me ekipin e saj do jenë pjesë e listës

Konfirmon Azemi: S’ka koalicion klasik me Osmanin, ajo me ekipin e saj do jenë pjesë e listës

Trump kritikon çmimet e larta të biletave për Kupën e Botës: As unë nuk do t’i paguaja

Trump kritikon çmimet e larta të biletave për Kupën e Botës: As unë nuk do t’i paguaja

Vjosa Osmani prezanton Arjeta Musliun: Do të jetë zëri i familjeve që luftojnë me varësinë

Vjosa Osmani prezanton Arjeta Musliun: Do të jetë zëri i familjeve që luftojnë me varësinë

Zgjedhjet e reja, Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që nuk ia dhanë 80%

Zgjedhjet e reja, Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që nuk ia dhanë 80%

Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën

Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën

Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet anëtare për statusin e kandidatit në BE

Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet anëtare për statusin e kandidatit në BE

Ekstradohet një person nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

Ekstradohet një person nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

Haxhiu thirrje ndërkombëtarëve: Trajtoni me prioritet shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë

Haxhiu thirrje ndërkombëtarëve: Trajtoni me prioritet shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë

Haradinaj thirrje diasporës: Regjistrohuni për të votuar

Haradinaj thirrje diasporës: Regjistrohuni për të votuar

Hoxha takohet me Rutten: Prania e KFOR në Kosovë luan rol të domosdoshëm stabilizues

Hoxha takohet me Rutten: Prania e KFOR në Kosovë luan rol të domosdoshëm stabilizues

Aida Dërguti aderon në PDK

Aida Dërguti aderon në PDK

Maqedonci takohet me homologun e tij britanik në Turqi

Maqedonci takohet me homologun e tij britanik në Turqi

Haradinaj bën homazhe pranë varrit të Bahri Fazliut: Pasues i përpjekjeve për liri

Haradinaj bën homazhe pranë varrit të Bahri Fazliut: Pasues i përpjekjeve për liri

Spitali i Ferizajt: Nëna e mbylli derën e tualetit, foshnjën e lindur e hodhi në koshin e mbeturinave

Spitali i Ferizajt: Nëna e mbylli derën e tualetit, foshnjën e lindur e hodhi në koshin e mbeturinave