Koment: Ne dhe dhimbja e të tjerëve

26.03.2015 11:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Koment: Ne dhe dhimbja e të tjerëve

Jemi të shokuar, kolektivisht pagojë. Pse na prek kaq shumë dhimbja e të afërmve të 150 viktimave të rrëzimit të avionit? Sepse vdekja godet papritur, sepse humbën jetën fëmijë, mendon Volker Wagener.

Spanien Absturz Germanwings A320 TrauerPikëllim dhe solidaritet

Zi. Sa fjalë e thatë për një ndjesi dhimbjeje që mjegullon ço gjë. Çdo preokupim i përditshëm që vetëm pak minuta më parë na prishte humorin bën krahë, ikën. Shpenzimet e larta për ndonjë riparim të makinës së dytë, sherret e përditshme në shtëpi për shkak të një fjalie pa vend, zhgënjimi në punë, sepse vlerësimi që ke ti për veten nuk përputhet me atë që kolegët e dashur kanë për ty. Papritur çdo gjë shihet në një dritë tjetër, ke një ndjesi turpi për këto vramendje. Papritur trembemi për vogëlsirat e banalitetet e përditshme. Një ndjesi e menjëhershme, e rrallë: Para sysh na del përkohshmëria e jetës. Për zinë ende nuk ka vend. Ajo vjen më vonë, kur tronditja, tmerri të kalojë në një reflektim të qetë për pushtetin e fatit. Shoku është më i shpejtë se pikëllimi.

Katastrofa të largëta dhe të afërta

Çfarë na trondit kaq shumë pas vdekjes së 150 vetëvë, që ne as nuk i njihnim? Rikonfirmohet sërish ajo teza e vjetër se redaktori i medias lokale në një provincë, i cili i kushton një gjysmë faqeje vënies së gurthemelit për godinën e re të shoqatës së qitësve të fshatit, ndërsa 88 viktimat e një tërmeti diku në Azi kanë vlerë vetëm 20 rreshta: Pranë syrit pranë zemrës, njerëzit preken më shumë. Ajo që ndodh përreth meje më intereson më shumë se gjithçka tjetër që godet fati, natyra apo dora e njeriut diku në botë. Kjo është njerëzore, lidhet me psikikën tonë. Ndër viktimat janë gjermanë, fëmijë. Kjo është ajo që e nxjerr rutinën tonë nga e përditshmja.

Frankreich Seyne les Alpes Absturz Germanwings A320 Merkel Hollande RajoyMerkel dhe Hollande në shkojnë në vendngjarje (25.03)

Dy foshnja janë ndër 150 viktimat. Modeli zgjon instiktin tonë të vetëmbrojtjes. Por fundi i një jete ende të pafilluar mirë nuk na godet aq shumë sa vdekja e një klase gjimnazistësh. Nënat dhe baballarët u kanë dhënë fëmijëve të tyre kaë shumë dashuri, mbrojtje dhe përkrahje, aq sa për pak ata mund ta futeshin pa hezitim në botën e të rriturve. Të lindësh një fëmi, ta rrisësh dhe pastaj ta humbasësh për shkak të një gabimi teknik, gabimi njerëzor apo një tekë e natyrës është katastrofa më e madhe e jetës që mund të godasë një njeri. Një atentat ndaj rolit mbrojtës të prindërve.

 

Ora e ngushëlluesve

Kur ke rënë në humnerën e jetës është mirë të kesh pranë dikë që ndihmon. Jo vetëm fqinjët dhe kolegët, por edhe psikologët, klerikë, terapistë. Për afrim dhe ngushëllim shoqëria ka edhe simbole. Shteti i vendos flamujtë në gjysmështizë kombëtarja e futbollit vesh shiritin e zi, Bundestagu përkujton viktimat. Ndoshta nuk mund ta pëlqesh turizmin me katastrofën dhe politikanë që shkojnë në vendngjarje. Vërtët nëse shkon ministri i Jashtëm dhe i Transportit, apo kancelarja, dhimbja nuk lehtësohet nga shfaqja e shkurtër e përfaqësuesve të politikës në vendin e ngjarjes: E megjithatë –solidariteti shoqëror është i rëndësishëm, transmeton dw.

Thuhet se koha shëron plagët, por kjo fjalë e vjetër nuk funksionon gjithmonë. Dhe fjalia standarte në momente katastrofash personale se jeta vazhdon, thotë më shumë për shoqërinë tonë racionale të orientuar vetëm nga suksesi, në të cilën gjithçka duhet të ecë përpara, pavarësisht çfarë ndodh, se sa u jep forcë të afërmve. Shkurt: Ka goditje fati që edhe në të ardhmen mbeten ato që janë: mizori të jetës, të cilat ne nuk kemi fuqi t’i ndryshojmë.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Liderët evropianë të gatshëm për negociata me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Liderët evropianë të gatshëm për negociata me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Afër 20 milionë euro të groposura në pyll, Reuters publikon pamjet e parave që iu gjetën ish-ministrit të Orban

Afër 20 milionë euro të groposura në pyll, Reuters publikon pamjet e parave që iu gjetën ish-ministrit të Orban

Arrestime të njëpasnjëshme, Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiqit

Arrestime të njëpasnjëshme, Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiqit

Elon Musk tallet me humbjet e republikanëve, pavarësisht shpenzimeve rekord në zgjedhjet afatmesme

Elon Musk tallet me humbjet e republikanëve, pavarësisht shpenzimeve rekord në zgjedhjet afatmesme

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit – Çfarë nënkupton rezultati për Trumpin?

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit – Çfarë nënkupton rezultati për Trumpin?

Aeroplani me Vulin dhe dy zyrtarë serbë i nisur drejt Rusisë kthehet mbrapsht, politikani serb: Kush po ik drejt Moskës?

Aeroplani me Vulin dhe dy zyrtarë serbë i nisur drejt Rusisë kthehet mbrapsht, politikani serb: Kush po ik drejt Moskës?

Miku i Vuçiçit në pranga, dyshohet se nxori ilegalisht 380 mln euro nga kasaforta e bankës

Miku i Vuçiçit në pranga, dyshohet se nxori ilegalisht 380 mln euro nga kasaforta e bankës

Merkel thotë se është koha që Gjermania të ketë presidenten e parë grua

Merkel thotë se është koha që Gjermania të ketë presidenten e parë grua

Ambasada e SHBA-së deklarohet për zgjedhjet në Serbi që përmbysën Vuçiqin: I gëzohemi tranzicionit të rregullt të pushtetit

Ambasada e SHBA-së deklarohet për zgjedhjet në Serbi që përmbysën Vuçiqin: I gëzohemi tranzicionit të rregullt të pushtetit

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Protestat e dhunshme në Francë, vendoset shtetrrethimi i pjesshëm në Paris dhe disa qytete të tjera

Protestat e dhunshme në Francë, vendoset shtetrrethimi i pjesshëm në Paris dhe disa qytete të tjera

Rubio: Trump do të marrë deri në 60 ditë për të shqyrtuar sanksionet ndaj Rusisë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB