“Komandant, deputet e ministër” – Ish-ministri Nitaj kërkon rikthimin e Ahmet Isufit në Kuvend

E publikuar: 26/12/2024 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ministri i Ekonomisë Muharrem Nitaj, ka publikuar në rrjetin e tij social facebook një fotografi me kandidatin për deputet nga radhët e AAK-së, Ahmet Isufin.

Nitaj vlerëson se Isufi është një nga njerëzit modest, edhe pse gjatë jetës së tij ka kaluar në shumë faza të rëndësishme për të dhe vendin tonë.

Ai thotë se, edhe pse, karriera e tij politike nuk është shumë e gjatë, ai arriti poste të rëndësishme dhe arriti të mbetej njerëzor.

“Ahmet Isufi, njëri prej komandantëve të luftës, ish i burgosur politik e veprimtar i orëve të para të rezistencës së fundit, është njëri prej njerëzve më modest që kam njohur ndonjëherë. Ani se komandant, deputet e ministër në karrierën e tij, jo shumë të gjatë politike, përherë njerëzor e i pashibluar.”

Nitaj kërkon rikthimin e Ahmet Isufit në Kuvend, si deputet.

“Ahmeti ka lënë gjurmë në aktivitetin e tij politik e kombëtar, edhe duke qenë deputet i Kuvendit të Kosovës. Rikthimi i tij në Kuvend është mirënjohja që i takon!”