Lajmet

Kolegji AAB organizon ceremoni komemorative për Prof. Dr. Mimoza Doko Perçukun

02.06.2026 20:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kolegji AAB organizon ceremoni komemorative për Prof. Dr. Mimoza Doko Perçukun

Kolegji AAB ka organizuar një ceremoni komemorative në nderim të Prof. Dr. Mimoza Doko Perçukut, duke kujtuar kontributin e saj të çmuar në fushën akademike dhe edukimin e gjeneratave të reja.

Në ceremoni morën pjesë profesorë, studentë, bashkëpunëtorë dhe familjarë të së ndjerës, të cilët ndanë kujtime dhe vlerësime për jetën dhe veprën e saj. Themeluesi i Kolegjit AAB, Ilir Tafa, dhe rektori Blerim Olluri vlerësuan Prof. Doko si një akademike të përkushtuar dhe frymëzim për shumë breza studentësh.

Ceremonia u mbyll me mesazhe mirënjohjeje për kontributin e saj të jashtëzakonshëm, ndërsa Kolegji AAB theksoi se do ta kujtojë gjithmonë si një kolege të çmuar dhe një personalitet me vlera të larta morale.

Postimi i plotë:

Kolegji AAB organizon ceremoni komemorative në nderim të Profesoreshë Mimoza Doko Perçuku-t
Me ndjenja të thella pikëllimi dhe respekti, institucioni ynë ka organizuar një ceremoni komemorative në nderim të profesoreshë Mimoza Doko-s, personalitet i shquar akademik me kontribut të paharruar në kujtesën e kolegëve, studentëve dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njihnin.

Ceremonia u hap me një minutë heshtjeje në nderim të prof. Mimoza Doko dhe mblodhi profesorë, studentë, bashkëpunëtorë dhe familjarë të saj, të cilët ndanë kujtimet, vlerësimet dhe homazhet për jetën dhe veprën e saj.

Themeluesi i Kolegjit AAB, profesor Ilir Tafa, kujtoi rrugëtimin profesional të Dokos dhe bashkëpunimin e gjatë me ta, ndërsa tregoi për vullnetin e pashterrshëm të saj që të edukonte gjeneratat e reja dhe gatishmërinë për të qenë afër tyre.

Rektori i Kolegjit AAB, Blerim Olluri, shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen Doko, duke vlerësuar figurën e profesoreshës si një akademike të përkushtuar dhe model frymëzimi për breza të tërë studentësh.

Prorektorja Venera Llunji ndau kujtime me profesoreshën si një mike të ngushtë por edhe si kolege, ndërsa u shpreh se energjia, humori dhe gjallëria e saj do t’i ngelin si kujtim për tërë jetën. Ajo tha se ndikimi i saj pozitiv në jetën profesionale të shumë kolegëve dhe studentëve është i pazëvendësueshëm.

Një moment veçanërisht prekës i ceremonisë ishte fjala e motrës së Prof. Dr. Mimoza Doko, Linda Doko, e cila ndau kujtime të çmuara nga jeta e saj familjare dhe rrugëtimi i saj njerëzor e profesional.

Me emocion dhe mirënjohje, ajo foli për dashurinë e Mimozës ndaj familjes, përkushtimin ndaj profesionit dhe vlerat që e karakterizonin si njeri. Në emër të familjes, ajo falënderoi drejtuesit e institucionit, kolegët, studentët dhe të gjithë pjesëmarrësit për organizimin e kësaj ceremonie përkujtimore dhe për respektin e treguar ndaj kujtimit të së ndjerës.

Ceremonia komemorative u mbyll me një mesazh të përbashkët mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm të profesoreshë Mimoza Doko-s.

Kolegji AAB do ta kujtojë gjithmonë prof. Mimoza Doko-n si një kolege të çmuar dhe një njeri me vlera të larta morale.
U prehtë në paqe!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare