Kodi telefonik 383, do të ulë çmimet e shërbimeve

07.01.2016 10:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kodi telefonik 383, do të ulë çmimet e shërbimeve

Sigurimi i kodit telefonik të Republikës së Kosovës, nga muaji mars, ashtu siç kanë premtuar zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, do të sjellë përfitime të mëdha ekonomike dhe shërbime cilësore dhe më të lira për konsumatorët.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, tashmë ka deklaruar se Austria të hënën ka aplikuar në Organizatën Ndërkombëtare të Telekomunikacionit (ITU) për kodin telefonik të Kosovës, në pajtim me marrëveshjen e Brukselit për telekomunikacion.

Kodi telefonik i Kosovës do të jetë 383 dhe marrja e këtij kodi, sipas saj, i mundëson Kosovës njohje dhe sovranitet ndërkombëtar në fushën e telekomunikacionit.

Ndryshe, në Kosovë ekzistojnë tre operatorë të telefonisë mobile dhe fikse, të cilët shfrytëzojnë kode të huaja ndërkombëtare.

Telefonia mobile “Vala” shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386), kurse telefonia fikse shfrytëzon kodin (+381) të Serbisë, e për të cilat Kosova duhet të paguajë kosto të lartë të shpenzimeve.

Për përfitimet që do të sjellë kodi telefonik tregon edhe drejtori teknik i Telekomit të Kosovës, Mehdi Latifaj.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ai shpjegon se në mungesë të kodit telefonik, kjo kompani për çdo vit i ka paguar për shfrytëzim të kodit 3 milionë euro Telekomit të Monakos, kurse për humbjet komerciale deri në 6 milionë euro.

Përveç përfitimeve komerciale, Latifaj thotë se përfitimet do të jenë të mëdha edhe në aspektin strategjik.

“Kjo ndërlidhet me mundësinë që i krijohet Telekomit të Kosovës për të arritur marrëveshje komerciale me operatorët në gjithë botën për shërbim të trafikut dhe roamingut”.

“Në aspektin strategjik, do ta trajtoja edhe çështjen e lehtësimit të jetës së qytetarëve, duke e bërë shumë më të thjeshtë gjendjen aktuale, kur jemi duke operuar me tre kode telefonike, me vetëm një kod telefonik unik në gjithë territorin e Kosovës”, tha Latifaj

Sipas Qeverisë, kostot e përgjithshme të shkaktuara deri më tani nga mungesa e kodit telefonik kanë arritur shifrën në mbi 200 milionë euro.

Edhe ekspertë për çështje të telekomunikacionit pohojnë se më sigurimin e kodit telefonik, operatorët e telekomit nuk do paguajnë shuma milionëshe për shfrytëzimin e kodeve të huaja.

Agron Dida thotë se shpenzimet e operatorëve të telekomit do të zvogëlohen dhe në këtë mënyrë mund të investojnë në shërbime të reja.

“Kontrata për shfrytëzim të kodit të Telekomit të Monakos ka qenë shumë e dëmshme për Kosovën. Largimi i kësaj kontrate konsiderohet sukses dhe përparim. Kështu që kur kostoja e shpenzimeve të kompanive zvogëlohet, normal se ulen edhe çmimet e shërbimeve për konsumatorë. Edhe konkurrenca kohën e fundit është duke u zhvilluar mirë në tregun e telekomit“,ka thënë Dida.

Edhe Mehdi Latifaj thotë se kodi siguron tarifa më të lira dhe shërbime më cilësore për konsumatorët.

“Automatikisht Telekomi i Kosovës mund të arrijë marrëveshje bilaterale me operatorë të ndryshëm nëpër botë. Kjo neve na sjellë para një situate që të kemi fleksibilitet shumë më të madh, që të ofrojmë edhe tarifa më të volitshme për konsumatorët tanë, për thirrjet ndërkombëtare, për tarifat e roamingut e kështu më radhë”, tha Latifaj.

Ndryshe, Kosova nuk do të ketë obligime financiare ndaj Austrisë për këtë shërbim, ngase në dialogun e Brukselit ishte paraparë që një vend i Bashkimit Evropian të aplikonte për Kosovën. Austria kishte dalë si vullnetare për ta ndihmuar Kosovën në këtë fushë.

Kosova nuk ka të drejtë të aplikojë në Organizatën Ndërkombëtare të Telekomunikacionit për shkak se nuk është anëtare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. /REL

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare