‘Kobrat’ rrëfehen pas zjarrit (Video)

28.01.2016 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
‘Kobrat’ rrëfehen pas zjarrit (Video)

Një rojtar i lokalit në pronësi të valltares Donjeta Kasumi- Kallashi rrëfen për sulmin e sotëm.

Uran Badallaj, një nga rojat e valltares, Donjeta Kasumi- Kallashi, në një bisedë ekskluzive për KALLXO.com ka rrëfyer për sulmin dhe djegien e lokalit “Kobra City” sot në orët e hershme të mëngjesit.

“Rreth orës 4 të mëngjesit dy vetë të maskuar e të armatosur kanë hy në lokal dhe na kanë sulmuar me kondakë të revoleve”, rrëfen Badallaj.

Pas rrahjes, Badallaj tregon se është lidhur nga sulmuesit të cilët të lidhur e kanë nxjerrë jashtë objektit.

“Kur kemi dalë jashtë kemi pa se jashtë kanë qenë rreth 20 vetë të armatosur me kallashë”, rrëfen ai.

Rrahja kishte vazhduar edhe jashtë ku Badallaj thotë se u rrah me kondak të automatikut dhe shkopinj druri.

“Masi ma kanë hupë vetëdijen më kanë pre me thikë”, thotë Badallaj.

I përgjakur Badallaj kishte parë sulmuesit tek e digjni lokalin me benzinë.

“E kanë pas një kantë të bardhë dhe me të e kanë djegë lokalin”, thotë ai.

Rojtari i lokalit thotë se nuk ka arritur ta identifikojë se kush ishin sulmuesit, ndërsa ka një përgjigje interesante kur pyetet a i ka njohur

“Me e ditë, ata nuk ekzistojnë”, thotë ai.

Sot në mëngjes, policia njoftoi se sulmues të panjohur kishin sulmuar punëtorë të “Kobra City” dhe i kishin vënë flakën lokalit.

Sulmuesit, sipas policisë, pasi i kanë rrahur menaxherët dhe punëtorët e lokalit i kanë lidhur me zinxhirë e më pas i kanë vënë flakën lokalit.

Punëtorët e ‘Kobra City’ lokalit në pronësi të valltares Donjeta Kasumi disa herë janë përballur me ligjin përfshirë rrahje masive në Prizren.

Lokali për herën e fundit ishte bastisur nga policia në shtator të vitit të kaluar ndërsa eprorë të policisë e kishin quajtur këtë lokal si problematik për Prizrenin.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Jashari dhe Dimo flasin për zgjerimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

Miratohet raporti me amandamente për Projektligjin për rekrutimin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve

Rama me akuza ndaj Qeverisë për projektin e memorialit të Adem Jasharit: S’po na lënë t’i nderojmë heronjtë tanë

“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”