Koalicion komunikatash- LDK si Hashim Thaçi: Opozita po përdorë dhunën për të ardhur në pushtet!

13.10.2015 18:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Koalicion komunikatash- LDK si Hashim Thaçi: Opozita po përdorë dhunën për të ardhur në pushtet!

E përballur me mungesë të mbështetjes qytetare, Vetëvendosje dhe aleatët e saj po përdorin dhunën si mjet për të ardhur në pushtet. Ky është toni i komunikatës së kësaj partie e cila nuk dallon nga postimi i sotëm i Hashim Thaçit i cili pak a shumë me të njejtat tone ka hedhur akuza mbi opozitën.

Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka shprehur shqetësim për ngjarjet e fundit nga të cilat, sipas kësaj partie po rrezikohet rendi kushtetues, funksionimi i institucioneve, prona dhe jeta e qytetarëve.

“Vetëvendosje e përkrahur edhe nga dy partitë e tjera opozitare, mbrëmë i ka ftuar hapur qytetarët për dhunë në drejtim të policisë dhe institucioneve të drejtësisë. Madje ata edhe po krenohen për dhunën e ushtruar ndaj Policisë së Kosovës dhe lëndimin e 14 policëve që kërkuan mbrëmë ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media të LDK-së.

LDK-ja e respekton në plotëni ndarjen e pushteteve dhe i jep përkrahje të fuqishme institucioneve të drejtësisë dhe atyre të rendit dhe ligjit për zbatuar ligjin për të gjithë qytetarët pa dallim.

E përballur me mungesë të mbështetjes qytetare, Vetëvendosje dhe aleatët e saj po përdorin dhunën si mjet për të ardhur në pushtet. Opozita po përdor dhunë kundër institucioneve të Kuvendit, Qeverisë, Policisë, Gjykatave, Prokurorisë, kundër familjeve dhe kundër të gjithë atyre që nuk mendojnë me logjikën e dhunës si mjet për të ardhur në pushtet.

Për LDK-në si parti me traditë institucionaliste është i papranueshëm përdorimi i dhunës ndaj qytetarëve dhe pronave të tyre. Qytetarët e Kosovës kanë vuajtur shumë nga dhuna e cila nuk është në traditën e tyre. Policët e lënduar mbrëmë janë burra dhe gra të Kosovës, që kujdesen 24 orë për sigurinë tonë. Sulmi ndaj policisë për arritjen e qëllimeve politike, është sulm ndaj familjeve kosovare.

Për LDK-në nuk janë të rastësishme këto trazira të nxitura nga opozita, pasi që vendi ndodhet para tri proceseve të mëdha politike dhe ndërkombëtare, siç janë procesi i anëtarësimit në UNESCO, procesi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe procesi i liberalizimit të vizave. Rrugët me gurë dhe mbetjet tjera nga trazirat, ju shkojnë për shtati atyre që po e minojnë shtetin e Kosovës si një demokraci e re dhe integrimin e saj në inici ativat rajonale dhe euroatlantike.

Ata që po përdorin dhunë nuk kanë të ardhme politike, pasi që qytetarët e Kosovës kanë traditë ndër shekuj për t’i rezistuar dhunës dhe imponimit.

Dhuna që po ushtrohet kohët e fundit kundër institucioneve dhe pjesëtarëve të saj është kuptuar fare mirë nga qytetarët se ka qëllim të vetin marrjen e pushtetit pa vota të qytetarëve. Koha kur është qeverisur Kosova pa votën qytetare ka mbaruar më 12 qershor 1999 dhe tani vendi qeveriset nga ata që marrin përkrahje qytetare dhe krijojnë shumicën në Kuvend.

LDK-ja i fton qytetarët që të distancohen nga ata që dhunën e konsiderojnë mjet për të ardhur në pushtet.

LDK-ja si pjesë e Partive Popullore Evropiane, mbetet e përkushtuar për të zbatuar rregullat demokratike të funksionimit të shtetit dhe demokracisë, duke çmuar dhe ruajtur me përkushtim partneritetin dhe mirësinë me aleatët tanë europerëndimor.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre