“Knojshim në shëtitore kangë të UÇK-së”, Haradinaj përshkruan takimet me Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin brenda burgut në Hagë

E publikuar: 25/12/2024 22:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nasim Haradinaj ka përshkruar takimet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin brenda burgut të Hagës.

Haradinaj thotë se me ish-krerët e UÇK’së janë parë vetëm kur ata kanë dalë në shëtitore, dhe përmes dritares, këta kanë kënduar për t’ju japur atyre kurajo.

“Kur dulum mu shëtit, na e kishim një dritare, e vetmja shansë për me i pa ka qenë kur shëtitshin me na pa këta neve. Kur na kqyrshin ata na knojshim këngë të UÇK’së, me ju dhon këtyne zemër, mos tjau nin e na thojshin mos folni.

Atë ditë e kemi ditë që janë arrestu, jemi kon shumë të shqetësum. Sidomos Hashimi kur dha dorëheqje. Mendoj që qajo u kon dita që na jem ndje mas keqti. Besoj që janë ndje edhe populli, mendoj ky populli që din me vlerësu këto”, tha ai.