Klosi godet perseri: Isa Mustafa fshihej e frikësohej nga UÇK’ja

26.04.2015 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Klosi godet perseri: Isa Mustafa fshihej e frikësohej nga UÇK’ja

​Ish­ shefi i shërbimit Informativ shtetëror, Fatos Klosi mohon se Shërbimi Sekret Kombëtar i drejtuar prej tij bashkëpunonte me Serbinë, gjë për të cilën u vu nën akuza nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

Në një intervistë për Ora News, Fatos Klosi thotë se Mustafa ka arsye që lidhen ngushtësisht me interesa politike për të fshehur një tjetër të vërtetë të madhe që është e shkuara e tij.

Shqipëria sipas Klosit në kohën kur ai drejtonte Shërbimin Informativ, bashkëpunonte me shumë vende perëndimore, por kurrë me Serbinë dhe vendet e lindjes.

“Më erdhi shumë keq për gjuhën që përdori duke më quajtur mua kryespiun. Është injorante të më quajë mua kryespiun. Unë kam përçarë UCK’­në?! Është absolutisht e kundërta, ata që kanë qenë në UÇK e dinë shumë mirë, ky ska qenë ndonjëherë, ky trembej nga UÇK’­ja. Ky bën pjesë në atë qeveri në emigracion, që ka qenë jashtë Kosovës. Gjatë gjithë luftës ka qenë jashtë Kosovës. Nuk më intereson ku ka qenë, por ai nuk ka gojë të flasë për bëmat e UÇK’­së, dhe të japë opinion për UÇK’­në. Ne quanim armikun kryesor të shqiptarëve Serbinë dhe ka qenë në krye të listës. Nuk kishte asnjë shans që të kishim bashkëpunim me serbët në atë kohë. Hë për hë ka interesa në valle. Këta që nuk luftuan duhet ta justifikojnë pse nuk luftuan, dhe fshihen pas filozofisë së Rugovës. Ai duhet të justifikojë veten e vet, është kryeministër i Kosovës, Kosovë që lindi nga kjo luftë dhe ai nuk ishte pjesë e saj dhe mbron Rugovën për të mbrojtur veten e vet. Ai ishte i fshehur gjatë luftës, asnjeri nuk e dinte se ku ishte dhe çfarë bënte”, shprehet Klosi.

Klosi shkon me tej kur flet edhe për rolin e Rugovës në shpalljen pavarësisë se Kosovës. Ai thotë se nëse nuk do të ishin vendet e huaja, Kosova sot nuk do të ishe e pavarur:

“Unë nuk isha dakord me filozofinë e Rugovës, meqë e kisha parë se për shumë vite ajo filozofi nuk kishte çuar asgjëkundi gati gati kisha bindjen se ajo I pëlqente Serbisë. Prandaj ajo e kishte toleruar. Nuk ishte aq e thjeshtë të toleronte Serbia që paska president Kosova. Rugova këtë thoshte gjithmonë: Mos u ngusni e kemi qeverinë, ndërkohë që ajo qeveri nuk ishte efektive. Iu lanë vetëm shkollat pasi u kërkua me ngulm, dhe qe një aktivitet shumë i vogël dhe nuk përfaqësonte një autonomi reale. Me fillimin e luftës filozofia e rugovës mori fund dhe doli nga loja Kur Millosheviçi qe i detyruar të zbonte kosovarët, asnjëherë nuk kishte për të ndodhur kjo me Rugovën në krye, asnjëherë”

Klosi tha se opinionin i Rugovës nuk është marrë parasysh nga ndërkombëtarët:

“Asnjeri nuk e ka marrë parasysh opinionin e Rugovës se kur do ndodhnin bombardimet, se do bëhej Rambujeja dhe për Rambujenë e dinë shumë mirë se kush ka qenë opinionin i Rugovës. Absolutisht nuk është futur në llogaritë e ndërkombëtarëve filozofia e Rugovës, sepse ai doli nga loja. Me fillimin e luftës filozofia e tij mori fund dhe ai doli nga loja. Kaq e thjeshtë është, prandaj më vjen keq. Ky është opinionin im, mbase jam një pakicë, por nuk është e nevojshme që një kryeministër të përdorë një gjuhë të tillë.

Gjatë intervistës Klosi pranon se ushtria e drejtuar nga Bukoshi, pjesë e së cilës ishte dhe Isa Mustafa, ka dështuar në betejën e Kosharës, ku ushtarët lëshuan armët dhe flamurin shqiptar:

“FARKU, ushtria e qeverisë së Bukoshit ku bënte pjesë dhe zotëria ishte një ushtri me oficerë shqiptarë që kishin mbaruar akademitë ushtarake në Serbi, Jugosllavi, mbase në Kroaci dhe dinin të flisnin më mirë serbisht sesa shqip. Madje një pjesë e madhe e tyre ishin martuar me gra serbe. Ata do ta bënin luftën?!” Është vetëm një betejë që përfundoi me shumë turp për shqiptarët, beteja e Kosharës. Një brigadë e kësaj ushtrie u shpartallua dhe hodhën armët hodhën flamurët. Serbët e regjistruan dhe e dhanë në televizionet e tyre”.

Edhe në emisionin Komiteti, prodhim i Gazetës Express për RTK’në, ish-shefi i SHIK-ut Fatos Klosi kishte folur për kohën sa ishte në krye të Shërbimit Informativ të Shqipërisë.

Kishte thënë se Ibrahim Rugova udhëhiqte politikë pa krye.

Pas kësaj, në një reagim të tij në rrjetin social Facebook, lideri i LDK’se, Isa Mustafa i kundërvihet ashpër Klosit, madje e akuzon atë se Shërbimi Informativ i drejtuar prej tij kishte përçarë luftën e UÇK’së.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Jashari dhe Dimo flasin për zgjerimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

Jashari dhe Dimo flasin për zgjerimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

Miratohet raporti me amandamente për Projektligjin për rekrutimin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve

Miratohet raporti me amandamente për Projektligjin për rekrutimin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve

Rama me akuza ndaj Qeverisë për projektin e memorialit të Adem Jasharit: S’po na lënë t’i nderojmë heronjtë tanë

Rama me akuza ndaj Qeverisë për projektin e memorialit të Adem Jasharit: S’po na lënë t’i nderojmë heronjtë tanë

“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”

“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”

“Ne të duam mami”, dy djemtë e Liridona Ademaj kërkuan që bluza me emrat e tyre të vendosej mbi varrin e saj

“Ne të duam mami”, dy djemtë e Liridona Ademaj kërkuan që bluza me emrat e tyre të vendosej mbi varrin e saj

Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë

Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë