Lajmet

“Kjo është padrejtësi e madhe”, qytetarët nga protesta kundërshtojnë vendimin e Speciales

01.10.2026 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Kjo është padrejtësi e madhe”, qytetarët nga protesta kundërshtojnë vendimin e Speciales

Qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit janë mbledhur në Prishtinë për marshin “Jo në emrin tim”, përmes të cilit po kundërshtohet aktgjykimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pjesëmarrësit kanë shprehur pakënaqësi të thellë ndaj vendimit, duke kërkuar drejtësi dhe lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa kanë bërë thirrje që protestat të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Osman Morina nga Gjilani në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se e konsideron të padrejtë atë që u është bërë ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se protestat do të vazhdojnë deri në lirimin e tyre.

“Kjo është tmerr për neve. Se këtë ditë të lirë, ata na kanë pru këtë ditë të sotit që e gëzojmë me fëmijët tonë, me të gjithë Kosovën. Kjo është një turp i madh, një padrejtësi e madhe çka iu ka bë këtyre krerëve të Ushtrisë Çlirimtare. Edhe sa më shpejt dojmë lirimin e tyre. Në çdo moment nuk do t’i ndalim protestat asesi. Do të vazhdojmë deri në lirimin e tyre. E shpresojmë shumë edhe e kemi një besim që Gjykata e Apelit do të lirohen krerët tanë”, ka deklaruar Morina.

Edhe Rifat Arifaj nga Istogu ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj aktgjykimit, duke thënë se ka dalë në marsh për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së së bashku me të rinjtë.

Ai ka kritikuar edhe partitë politike që, sipas tij, nuk po marrin pjesë në protesta, ndërsa ka vlerësuar se vendimet e Speciales janë të padrejta dhe pa bazë.

“Kemi dalë për me i mbrojt çlirimtarët edhe me rininë tonë. Mirë, po ka shumë dëme. Ka parti që janë kundraj, që s’marrin pjesë, po e bëjnë kundraj. Parti në Kosovë që ekzistojnë, edhe në qeveri. Medoemos, duhet me u lirue. Kjo është krim! Shumë i padrejtë, maksimalisht i padrejtë! Pa kurrfarë baze, pa kurrfarë dëshmie, pa kurrfarë gjëje”, ka thënë Arifaj.

Ndërkaq, një qytetar tjetër ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj vendimit të gjykatës, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe duke ngritur pretendime për ndikime nga Serbia në proces.

Ai ka kërkuar që përgjegjësia për veprimet e kryera gjatë luftës të trajtohet sipas ligjeve të Kosovës, duke shprehur kritika edhe ndaj atyre që, sipas tij, kanë vepruar kundër interesave të kombit shqiptar.

“Domethënë këtë vlerë e kemi pasë të kombit shqiptar edhe këtë vlerë, Evropa me me tradhtarët shqiptarë po mendojnë me na shuar. Me tre gjykatës që janë atje, ne i humbim vlerat e kombit. Të padrejtë edhe të turpshëm edhe vendim, domethënë me pare prej Serbisë edhe  Serbisë po i doket pak hala po jep pare. Dhe i ka ndarë 50 milionë me ble me ble tradhtarët shqiptarë me sa të mundet.  Jo, të mjaftueshme s’janë! Ai duhet edhe tradhtarët me s’me i lënë me jetuar në liri po ata kanë pasë faj vetë. Ata që janë në Hagë se i kanë falur. Se çdo shtet tradhtarin nuk e fal. Ata s’duhet me i lejuar edhe me i dënuar me ligje të Kosovës”, tha qytetari për EO.

Marshi “Jo në emrin tim” po mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, ndërsa pjesëmarrësit po kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gashani garanton se do të mbahen Lojërat Mesdhetare: Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur

Gashani garanton se do të mbahen Lojërat Mesdhetare: Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur

Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!

Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim

Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim

Bajrami: Në shtator çmimet u rritën për 7.8%, krejt çka pamë këto 6 vjet është rritja e çmimeve

Bajrami: Në shtator çmimet u rritën për 7.8%, krejt çka pamë këto 6 vjet është rritja e çmimeve

OVL-ja reagon për protestat në Tiranë: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së

OVL-ja reagon për protestat në Tiranë: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së

Kurti për Kodin Civil: Ka 997 faqe e 1 mijë e 630 nene, në fillim të javës së ardhshme mblidhet grupi punues

Kurti për Kodin Civil: Ka 997 faqe e 1 mijë e 630 nene, në fillim të javës së ardhshme mblidhet grupi punues

Shiroka Pula takohet me Kurtin, Haxhiun e Konjufcën, diskutohet edhe strategjia për ish-krerët e UÇK-së

Shiroka Pula takohet me Kurtin, Haxhiun e Konjufcën, diskutohet edhe strategjia për ish-krerët e UÇK-së

Haradinaj: Mbrojtja e UÇK-së është mbrojtje e sigurisë kombëtare

Haradinaj: Mbrojtja e UÇK-së është mbrojtje e sigurisë kombëtare

Komisioni për Komunitete miraton Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Komisioni për Komunitete miraton Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Burri i Albulena Haxhiut e akuzon Daut Haradinajn për mercenarizëm: “Dauti e Samiu kanë me puthë tokën kur të arrestohen”

Burri i Albulena Haxhiut e akuzon Daut Haradinajn për mercenarizëm: “Dauti e Samiu kanë me puthë tokën kur të arrestohen”

Serwer: Nëse BE-ja i kërkon gjithçka Kosovës dhe asgjë Serbisë, dialogu nuk çon askund

Serwer: Nëse BE-ja i kërkon gjithçka Kosovës dhe asgjë Serbisë, dialogu nuk çon askund