Kjo është lagjja me ajrin më të ndotur në Prishtinë

E publikuar: 20/12/2016 22:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lagjja më e ndotur në Prishtinë është Dardania. Ndonëse jo me dallime të mëdha, lagjja më e pastër është Bregu i Diellit.
Kështu ka thënë Muhedin Nushi nga Komuna e Prishtinës, në Rubikon të KTV’së.

Në debatin për gjetjen e një rruge drejt përmirësimit të kësaj gjendje, Nushi theksoi se termocentralet dhe importimi i veturave të vjetra ngelen problem kyç.

“Sipas raporteve, Dardania del lagjja më e ndotur edhe pse nuk ka shumë dallime të mëdha ndermjet lagjeve, Bregu i Diellit del lagjja më e pastër”, ka thënë ai.

“Së pari, termocentralet A dhe B, dhe kjo ndotje nuk vjen tash së voni por qe 40 vite. A ndërrohen ato filtra apo jo, nuk dihet. Importimi i veturave të vjetra është tjetri”, ka shtuar Nushi.