Kjo është historia e njeriut që “lëkundi” raportet Kosovë–Amerikë

29.02.2016 11:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Shenja e gishtit tregues që i kishte mbetur në ngjitësin e përdorur për mbështjelljen e eksplozivit TNT, është prova që e ka çuar në burg Rolland Bartezkon, njeriun që u bë i njohur për peticionin e tij kundër ambasadorit amerikan.

Bartezko, i njohur me emrin Shaban, kishte lënë të vdekur në vend Aleksandër Popoviqin 48 vjeç. Të plagosur kishin mbetur Stranza Zdravkoviq, Dragisha Pavleviq, Vladimir Madiq dhe Hadije Bisevaq.

Roland Bartezko, mund të cilësohet krimineli më i pa fat në botë. Krejt rastësisht ishte kapur ai, pak minuta pasi kishte kryer një shpërthim në një shtëpi në Prishtinë.

Kishte vrarë një person dhe kishte plagosur pesë të tjerë. Të gjithë serbë.

Shtetasi gjerman që i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte kapur nga ushtarët e KFOR-it para hotelit Grand në Prishtinë, menjëherë pasi ishte dëgjuar një shpërthim i fuqishëm më 18 prill 2001. Ishte i tëri i mbuluar me pluhur e merimanga të zeza tavani.

Kjo u kishte rënë në sy paqeruajtësve. E kishin dërguar në Polici ku i ishin marrë shenjtat e gishtave dhe e kishin lënë të lirë.

As KFOR-i e as Policia e dominuar aso kohe nga UNMIK-ut, nuk e dinin se kishin në dorë pikërisht njeriun që kishte kryer një shpërthim të madh me eksploziv TNT në qendër të qytetit.

Të vërtetën do ta mësonin disa javë më vonë, tek pas daljes së rezultateve të nxjerra nga një ngjitës me të cilin ishte mbështjellë një tullë eksplozivi e futur një pako qumështi. Kjo pako nuk kishte shpërthyer. Si rezultat, në ngjitës kishin mbetur shenjat e gishtit të majtë tregues të Roland Bartezko.

Disa javë më vonë ishte arrestuar për t’u akuzuar dhe dënuar me 20 vjet burgim. Gati 15 vjet i ka vuajtur. Prej 14 tetorit të vitit 2015 është liruar me kusht me vendim të Panelit për Lirim me kusht.
R-B-1
Bartezko, i njohur në Kosovë me nofkën e luftës si Shaban, para pak ditësh nisi një peticion online për të kërkuar largimin nga Kosova të ambasadorit amerikan, Greg Delawie.

Është arsyetuar se diplomati, Greg Delawie ka dëmtuar raportet me liderët e disa partive politike opozitare kur kishte thënë se “ishte i irrituar nga veprimet e tyre”.

Në një intervistë për Gazetën Express, Bartezko ka thënë se “gjysma e kosovarëve janë të hidhëruar nga deklarata jodiplomatike e Delawie”. Për këtë arsye ka thënë se ambasadori duhet të ndërrohet me një diplomat tjetër.

Peticionit të tij iu bashkuar një pjesë e shoqërisë civile. Por, kjo nismë e tij ngjalli reagime. Kundër dolën liderët e shtetit si dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Peticionin tha se e nisi vetë pa shtytje nga kurrkush.

Insajderi ka siguruar dosjen e Roland Bartezkos. Në aktgjykim të shkallës së parë dhe të Gjykatës Supreme thuhet se shpërthimi ishte akt terrorist, megjithatë është dënuar vetëm për vrarje, e vrasje në tentativë.

Më 18 prill 2001 në rrugën Mostarska në Prishtinë, Shabani kishte vendosur një material shpërthyes në një objekt brenda të cilit funksiononte një organizatë e quajtur Qendra për paqe dhe tolerancë. Në të vepronte Komuniteti federal të Republikës Federative të Jugosllavisë.

Shpërthimi kishte ndodhur në ora 14: 50 minuta.

Shabani kishte lënë të vdekur në vend Aleksandër Popoviqin 48 vjeç. Ai ishte përfaqësues i MUP-it serb. Të plagosur kishin mbetur Stranza Zdravkoviq, Dragisha Pavleviq, Vladimir Madiq dhe Hadije Bisevaq, punonjës të të njëjtit komunitet.

Pas shpërthimit, Roland Bartezko ishte arrestuar 250-300 metra larg nga vendi i ngjarjes pranë Hotelit Grand.

“Ai ishte mbuluar me blozë që vinte nga shtëpia e djegur dhe braktisur ku gjendej dhe pika e ndezjes së bombës, përballë së cilës kishte shpërthyer bomba”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Supreme.

Aty shpjegohet prova që e ka çuar Shabanin në burg.

“Mbi një pjesë të pashpërthyer të mjetit shpërthyes – një karton qumështi e mbushur me të njëjtat fragmente metali si ato të gjetura në makinën e viktimave dhe trupat e tyre dhe ato të shpërndara tek vendi i ngjarjes, janë gjetur shenjat e gishtit tregues të të pandehurit”, thuhet në aktgjykim.

Shabani e kishte mbështjellë eksplozivin me letër ngjitëse ngjyrë kafe duke i lidhur në disa blloqe TNT.

“Është vërtetuar se i akuzuari është gjetur tek vendi i ngjarjes pas shpërthimit”, thotë Gjykata teksa hedh poshtë pretendimet e të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij se në atë vend ndodhej rastësisht për të takuar dr. Maculën të cilit do t’i jepte informata se si të merrte një vizë.

“Gjithashtu është vërtetuar se i akuzuari e kishte fytyrën dhe duart të mbuluara me blozë dhe se mbi rroba kishte rrjetë merimangash. Këto gjurmë materiale janë në përputhshmëri me praninë e tij në shtëpinë e djegur”.
R-B-4
Shabani e ka mohuar se ka dorë në shpërthim edhe gjatë intervistës për Gazetën Express. Ka thënë se i është montuar atij.

“Jam dënuar me 20 vjet burgim për vrasjen e një koloneli të MUP-it serb. 20 vjet burgim për vrasjen e një koloneli të MUP-it serb. Për Shefin e Zyrës Jugosllave në Prishtinë. Ai që ka vdekur ka qenë Shef i MUP-it serb”, ka thënë ai.

Bartezko ka thënë se tash është qytetar i lirë pasi ka vuajtur 14 vjet e gjysmë burgim.

“Jam i çuditur me cilësimet që i kanë bërë ndaj meje. Unë kam të gjitha të drejtat. Jam qytetar i lirë. Kam të drejtë të bëj një peticion pavarësisht se a është i dënuar me të drejtë apo pa të drejtë. Ky mendim duhet të ndryshojë në Kosovë. Keni ish-terroristët deputet në Parlamentin e Gjermanisë. Jeta po ecë. Nuk është më viti 1999. Në vitin 1999 e kisha kuptu atë emërim. Tash jemi në vitin 2016”, ka thënë ai.

Por, ka një rast kur Bartezko e pranon krimin. Në kërkesën për lirim me kusht, ka thënë se është penduar thellë dhe se shpreh keqardhje për viktimën dhe të lënduarit.

“Aprovohet kërkesa për lirim me kusht për të dënuarin Roland Bartezko i biri i Joachim i lindur më 24. 09. 1970 në Wueselen të Gjermanisë”, thuhet në vendimin e Panelit për Lirim me Kusht.

Ai është liruar më 14 tetor 2015. Vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e Shërbimit Sprovues deri më datën 19 prill 2021.

“Ka shprehur keqardhje dhe pendim për veprën dhe viktimën”, thuhet në vendim.

“Nëse do t’i jepej lirimi me kusht ka theksuar se do të kryej obligimet përfundimin e obligimeve që rrethin sipas procedurës së lirimit dhe pastaj do të rikthehet në Gjermani”.

Shabani konsiderohet ushtar i zoti gjatë luftës. Tash, e ka humbur besimin tek shqiptarët.

“Me shqiptar nuk duhesh me ec ma shumë se 100 metra”, e citon Shabanin një shok i tij. /INSAJDERI/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara