Është rritur numri i personave të prekur me koronavirus të cilët po trajtohen në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, pas tre rasteve me COVID-19 në këtë komunë, ka thënë se të njëjtit janë në gjendje stabile, shkruan lajmi.net.
Ai ka bërë thirrje tek qytetarët që të kenë kujdes në respektimin e masave kundër koronavirusit.
Postimi i plotë:
Të nderuar bashkëqytetarë,
Edhe tre qytetarë, pas testimit për COVID 19 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHP në Prishtinë, kanë dalë POZITIV.
Të konfirmuarit me COVID 19 janë nga qyteti i Rahovecit, kanë gjendje stabile shëndetësore dhe po trajtohen në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Lehtësimi i masave, nuk nënkupton që është mbyllur puna me pandeminë.
Rastet e fundit dëshmojnë se duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat mbrojtëse dhe ta mbajmë distancën sociale – ende po luftojmë me të panjohurën!
RRINËSHTËPI!./FrontOnline/