Kishin ardhur për të marrë nuse, ngatërruan flamurin e Sanxhakut me të Palestinës

E publikuar: 26/10/2023 19:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një rast jo shumë i zakonshëm ka ndodhur në qytetin e Pejës.

Policia e ka ndaluar një grup të njerëzve nga Sanxhaku me targa NP, që kishin ardhur për të marrë nuse. Ata kishin të vendosur flamurin e Palestinës.

Lidhur me rastin është deklaruar policia e Kosovës.

Zëdhënësi për rajonin e Pejës Fadil Gashi, tha se një person është shoqëruar në polici.

“Personi është intervistuar. Në dëshminë e tij ai theksoi se flamuri e Palestinës e ngatërruan me atë të Sanxhakut, Novi Pazarit apo boshnjak”, tha ai.

“Flamuri është konfiskuar me urdhër të prokurorit”, theksoi ai.

“Ata kanë hyrë nga Bërnjaku. Pas orës 14:00, policia ka ndaluar disa vetura me flamuj të Palestinës, rrugë transit. I ka ndaluar dhe legjitimuar, pesë apo gjashtë vetura. I ka pyetur”, shtoi zëdhënësi i policisë. /Klan Kosova/