Kinë: Tregu i turizmit, rimëkëmbje të qëndrueshme me fillimin e pushimeve verore

E publikuar: 19/07/2022 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Pikat kryesore turistike në mbarë Kinën po mbushen me vizitorë pas nisjes së pushimeve verore.

Platforma në internet e shërbimeve të udhëtimit “Ctrip.com” theksoi në raportin e saj të fundit për tregun e turizmit veror se sivjet treguesi i kërkimit për biletat ajrore është në të njëjtin nivel si në vitin 2019, tregu i turizmit ka arritur deri në 70 % të vitit të kaluar dhe udhëtimet prind-fëmijë kanë hyrë në kulmin e rezervimeve për pushimet verore.
Turizmi në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës Veriperëndimore po fiton popullaritet këtë verë, pasi sektori turistik i këtij rajoni ka marrë masa për të ofruar shërbime më të mira për turistët në sfondin e kontrollit efektiv të epidemisë.
Kanas, Nalati, Tianchi dhe pika të tjera turistike në Xinjiang po tërheqin më shumë vizitorë se kurrë më parë.

Me masat kundër epidemisë, pikat turistike kanë rritur numrin e automjeteve turistike, duke zgjatur orët e tyre të funksionimit dhe duke rekrutuar udhërrëfyes vullnetarë për të ndihmuar turistët të kenë një përvojë më të mirë.
Për të nxitur më tej turizmin këtë vit, autoritetet e Xinjiang-ut kanë hapur shërbime të posaçme të transportit turistik ajror, hekurudhor dhe rrugor, teksa drejtoria hekurudhore e Xinjiang-ut planifikon të vënë së shpejti në funksionim 102 trena të posaçëm turistikë.

Gjithashtu, në Xinjiang ka pasur një rritje të ndjeshme të turistëve në destinacionet turistike të nivelit 5A këtë muaj, për shkak të programeve të pasura turistike të paraqitura nga autoritetet vendore.
Mesatarja ditore e vizitave turistike në këto destinacione i ka kaluar 110 000 që nga fillimi i korrikut, një rritje dyfish krahasuar me qershorin.
Nga janari deri në qershor të këtij viti, Xinjiang-u priti më shumë se 77 milionë turistë dhe mori më shumë se 53 miliardë juanë (rreth 7.88 miliardë dollarë amerikanë) të ardhura nga turizmi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!