Kina rrit mbrojtjen e IPR-së për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit

E publikuar: 09/12/2021 12:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kina ka forcuar mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale (IPR) për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 dhe Lojërat Dimërore Paralimpike, thanë të mërkurën autoritetet e IPR-së në vend.

Zhang Zhicheng, kreu i departamentit të Mbrojtjes së Administratës Kombëtare të Pronësisë Intelektuale të Kinës (NIPA), tha në një konferencë për shtyp se në të gjithë vendin ka nisur një plan veprimi për mbrojtjen e IPR-së të dy ngjarjeve sportive, bën të ditur “Xinhua”.

Duke vënë në dukje se plani i veprimit synon të rrisë mbrojtjen e simboleve olimpike sipas rregulloreve të Kinës, Zhang tha se do të mbrojë gjithashtu patentat e dizajnit dhe markat e regjistruara të simboleve olimpike në përputhje me ligjin për patentat dhe ligjin e markave tregtare. Plani do të ndihmojë në përmirësimin e popullarizimit të mbrojtjes së IPR-së, që përfshin simbolet olimpike dhe do të rrisë ndërgjegjësimin ligjor për IPR në mesin e publikut, shtoi ai.

Zhang tha se plani i veprimit fokusohet në mbrojtjen e IPR-së në fusha kyçe, si bazat e prodhimit të mallrave, qendrat e shpërndarjes së logjistikës dhe selitë e platformës së tregtisë elektronike, si dhe promovon shkëmbimin e informacionit midis autoriteteve përkatëse.