KIE përshëndet fuqizimin e masave për prodhuesit vendor

E publikuar: 02/10/2017 11:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë takimit të Këshillit Konsultativ, drejtori ekzekutiv z. Shpend Balija përshëndeti iniciativën e Ministrit Hamza për të fuqizuar pakon fiskale me qëllim që prodhuesit vendor të jenë më të fuqizuar dhe më konkurrues më tregjet rajonale si dhe ato Evropiane. Gjithashtu,z. Balija theksoi se duhet vazhduar kështu edhe me masat tjera në mënyrë që të krijohet një klimë e përshtatshme për joshjen e investimeve të huaja direkte, raporton infosot.

Implementimi sa më i shpejt i kësaj pako duhet të ndodh sepse koha është kosto për prodhuesit si dhe investitorët e huaj, tha z.Balija.

Masat fiskale parashihet të kenë ndikim të fuqishëm në rritjen ekonomike dhe krijimin e një tregu të barabartë në përputhje me praktikat më të mira Evropiane.